business

Zyrtar Ligjor - Prishtinë

  • star Publikuar: 29-03-2024
  • star Skadon: 12-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1941

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Zyrtar Ligjor – (1) pozitë e lirë

Pershkrimi i detyrave të punës

  • Përfaqësimi i kompanisë në konteste gjyqësore;
  • Përfaqësimi i kompanisë në proceset e ndërlidhura për çështje administrative;
  • Përpilimi i akteve administrative të kompanisë në raport me palët e treta si, kontrata bashkëpunimi, dhe kontrata të natyrave të tjera sipas nevojës;
  • Dhënia e mendimit lidhur me trajtimin e dosjeve për rimbursim për produktet e sigurimeve në komisionin përkatës, lidhur me bazueshmërinë e kërkesës, përfshirë dhe vlerësimet e rasteve përkatëse gjatë procedurës së marrjes në sigurim;
  • Përgatitja e vendimeve të komisioneve përkatëse lidhur me trajtimin e kërkesave për rimbursim;
  • Vlerësimi dhe propozimi për ndryshim të kushteve të përgjithshme të kontratave të sigurimit, me qëllim të harmonizimit me praktikat e mira dhe ligjet në fuqi;
  • Inicimi dhe ndjekja e procedurave të përmbarimit ndaj debitorëve të produkteve të Sigurimit;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, që ndërlidhen me natyrën e punëve ligjore.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik);
  • Përvojë pune: 1 - 3 vite, në lëmine profesionale;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në kompani të sigurimeve.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Zyrtar Ligjor”

Konkursi është i hapur deri me datën 12.04.2024.