business

Mediator/e Tereni (10)

  • star Publikuar: 07-04-2025
  • star Skadon: 16-04-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Pejë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq
Shikime 188

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" shpall konkurs për Mediator/e të terrenit si në vijim:

Pozita: 10 pozita për Mediator/e Tereni;

Vendi i punës: Fushë Kosovë (1) pozitë, Lipjan (1) pozitë, Ferizaj (1) pozitë, Pejë (1) pozitë, Gjakovë (1) pozitë, Podujevë (1) pozitë, Vushtrri (1) pozitë, Prizren (1) pozitë, Obiliq (1) pozitë dhe Mitrovicë (1) pozitë.

Orari: Fleksibil
______________________________________________________________

Njohuritë dhe Shkathtësitë

  • Njohuri mbi kulturën, sfidat dhe të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi negocimi, komunikimi dhe organizimi.
  • Përdorimi i programeve bazë të Microsoft Office.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në terren.
  • Njohuri mbi funksionimin e institucioneve lokale dhe qendrore.
  • Aftësi për të organizuar takime për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe me zyrtarë publike.

Përvoja/Kriteret e Punës:

Përvoja e nevojshme e punës, si mediator/e tereni, mjafton të ketë pasion, të jetë person pozitiv, të dëshirojë ndryshimin pozitiv për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të njohë nga kultura e tyre dhe të kontriboj për përmirësimin e gjendjes së tyre.

  • Të kenë shkollim të mesëm të përfunduar;
  • Të kenë aftësi për të bashkëvepruar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tjerë;
  • Të kenë aftësi të mira ndërmjetësimi dhe komunikimi;
  • Të kenë aftësi të mira organizative dhe të punës në grup;
  • Përvoja paraprake është e mirëseardhur;
  • Përvoja në mbledhjen e të dhënave dhe raportimin e sfidave të komunitetit tek autoritetet përkatëse;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në terren.

Vlerat Personale:

Mediatori/ja duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë.

Mediatori/ja gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë seriozitet në punë;
  • Të ketë ndikim pozitiv tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;

Ky rol përfshin / përgjegjësitë e mediatorëve të terrenit:

  • Informimi dhe Ndërgjegjësimi - Ofrimi dhe shpërndarja e informatave të qarta dhe të përditësuara mbi mundësitë e mbështetjes për komunitetet përmes takimeve, fletushkave dhe mediave sociale. Organizimi i sesioneve informuese mbi grante, subvencione dhe projekte të tjera që synojnë fuqizimin e komuniteteve joshumicë.
  • Lehtësimi i Aplikimeve - Mbështetja e individëve dhe familjeve të komuniteteve në procesin e aplikimit për mbështetje financiare nga shteti apo organizatat lokale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar në plotësimin e dokumentacionit dhe ndërmjetësimin me institucionet për të lehtësuar procesin e aplikimit.
  • Ndërmjetësimi me Institucionet - Krijimi dhe forcimi i një komunikimi efektiv mes komuniteteve dhe institucioneve për të siguruar qasje më të lehtë në mundësitë e ofruara.
  • Përcjellja e Rasteve - Identifikimi i nevojave të komuniteteve dhe orientimi i tyre tek autoritetet përkatëse për ndihmë dhe përkrahje konkrete.
  • Promovimi i Përfshirjes dhe Zhvillimit Ekonomik - Informimi mbi mundësitë për punësim, trajnime profesionale dhe programe të tjera që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve, si dhe mbledhja e të dhënave mbi pjesëmarrjen dhe përfitimin nga programet.
  • Ndërmjetësimi për Raste të Veçanta - Ndihma për individët në sigurimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e procedurave për skemat e mbështetjes financiare.
  • Avokimi për të Drejtat e Komuniteteve - Informimi mbi të drejtat dhe mundësitë e raportimit të rasteve të diskriminimit dhe antigjipsizmit.
  • Mobilizimi i Komuniteteve & Organizimi i Takimeve - Organizimi i takimeve me komunitetet dhe zyrtarët publikë për çështje si punësimi, edukimi dhe fuqizimi i grave.
  • Hartimi i Raporteve - Përgatitja e raporteve mujore dhe periodike mbi situatën në terren dhe sfidat e komuniteteve.

Mediatorët shërbejnë si ura lidhëse për të:

  • Përmirësuar qasjen e komuniteteve në shërbimet publike, përfshirë arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe mbrojtjen sociale.
  • Informuar dhe ndërgjegjësuar komunitetet për të drejtat dhe mundësitë e tyre.
  • Ndihmuar në procesin e integrimit dhe përfaqësimit të denjë të komuniteteve në shoqëri.
  • Ulur barrierat institucionale dhe sociale duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin.
  • Siguruar që zëri i komuniteteve të dëgjohet në hartimin e politikave dhe vendimmarrjen institucionale.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve).

Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur.

Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected] .

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 16 Prill 2025.