business

Zyrtar i Lartë për Ndërtimtari

  • star Publikuar: 20-06-2023
  • star Skadon: 27-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 28649

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prizren shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

Institucioni : Komuna Prizren

Nr. i Referencës : RN00011776

Kodi : RPC0005381

Data e njoftimit : 30.05.2023

Afati për aplikim : 20.06.2023 - 27.06.2023


Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Harton raporte dhe informata në kuadër të lëmisë së infrastrukturës rrugore;
  • Punon në formulimin, bashkërendimin dhe zbatimin e programeve për infrastrukturë rrugore; 3. Mbikqyrë dhe mban një sistem për mbikqyrjen e investimeve për infrastrukturën rrugore;
  • Përcjell dhe zbaton rregullative ligjore nga lëmia e ndërtimit dhe funksionalitetitin e projekteve të e infrastrukturës rrugore;
  • Këshillon dhe zbaton procedurat relevante në përputhje me njohuritë profesionale nga lëmia e ndërtimitarisë;
  • Mban kontakte edhe me organizata dhe agjensione të ndryshme lidhur me infrastrukturën rrugore;
  • Merr pjesë në komisione te ndryshme; vlersime te projekteve, mbikqyrje të punimeve dhe pranime teknike;
  • Shqyrton dhe vendosë kërkesat e projekteve të infrastrukturës rrugore, përpilon paramasa dhe parallogari;
  • Përgjigjet për zgjedhjen e kërkesave, brenda afatave të caktuara ligjore;
  • Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile

  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kurvlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioni

Organizata /

Vendi i punës

Nr. i kërkuar
RPC0004951RN000113 23

Zyrtar i Lartë për

Ndërtimtari

Profesional 1

GJ10- 6.58/690.9

0

Komuna Prizren

Sektori I

Infrastrukturës

/ Drejtoria e Shërbimeve Publike

1

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

Njohuri lidhur me vendin e punës, njohuri lidhur me legjislacionin, aftësi logjike

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen