
KONKURS PUNE
Promo Depo është në kërkim të një personi energjik për pozitën:
Specialiste e Shitjes
Për shkak të natyres së punes, inkurajojmë veçanërisht aplikimet nga gjinia femërore.
Detyrat kryesore:
- Shitja e produkteve promocionale dhe veshjeve të brendit Fruit of the Loom
- Komunikimi profesional me klientë, online dhe fizikisht
- Përgatitja dhe ndjekja e ofertave, porosive dhe faturave
- Kujdesi ndaj klientëve edhe pas shitjes (after-sale support)
- Menaxhimi i relacioneve me klientët ekzistues dhe zhvillimi i klientëve të rinj
Kërkesat:
- Përvojë në shitje (e preferuar por jo e domosdoshme)
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
- Përdorim i mirë i emailit, WhatsApp-it dhe rrjeteve sociale për qëllime biznesi
- Vetëiniciativë, përgjegjësi dhe organizim në punë
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
Çka ofrojmë:
Ambient dinamik pune
Trajnim dhe përkrahje në zhvillimin professional
📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
📅 Afati i fundit për aplikim: 20 Korrik 2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!