GOLD
business

Senior Graphic Designer (Remote)


Ruaj
  • star Publikuar: 13-04-2026
  • star Skadon: 13-05-2026
Kategoritë Reklamim dhe Marketing
Vendi i punës Tiranë
Numri i pozitave 1

Përshkrimi

Jeni një individ kreativ dhe i apasionuar pas dizajnit? Keni një sy të mprehtë për detaje dhe aftësi për të sjellë ide të reja në jetë? Nëse po, atëherë ne po ju kërkojmë!

Jemi një kompani dinamike dhe në rritje që po kërkon një dizajner grafik të talentuar për t'u bashkuar me ekipin tonë. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe propozimin e kompozimeve grafike që i përshtaten kërkesave të klientëve tanë. Ju gjithashtu do të prezantoni ide dhe koncepte të reja në fushën e dizajnit, do të realizoni projekte dhe detyra të caktuara grafike sipas afateve të përcaktuara, do të bashkëpunoni dhe koordinoheni me kolegët dhe do të mblidhni dhe raportoni me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve.

Kualifikimet

  • Minimumi 2 vjet eksperiencë të ngjashme.
  • Aftësi për të krijuar logo dhe për të realizuar brandime.
  • Aftesi per te edituar video.
  • Kreativ/e, origjinal/e.
  • I/e apasionuar pas dizajnit dhe risive më të fundit.
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator).
  • Vemendje ndaj detajve.
  • Aftesi per te punuar me afate te percaktuara,
  • I/e motivuar nga objektivat dhe detyrat e caktuara.
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe bashkepunimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Çfarë ofrojmë:

  • Respektim të të drejtave të punëmarrësit sipas ligjeve të Kodit të Punës.
  • Ambient pune gjithëpërfshirës, motivues dhe pozitiv.
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Fundjava pushim.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj dhe një portfolio të punëve tuaja më të mira.

Email : [email protected]
Cel: 068 40 27 786

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu