business

Shitës Ambulantiv rrjeti gastronomisë

  • star Publikuar: 04-03-2025
  • star Skadon: 20-03-2025
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 92

PËRSHRIM I VENDIT TË PUNËS

Pozita: Shitës Ambulantiv rrjeti gastronomisë - 1 Pozitë

Kompania: Royal Beverage

Lokacioni: Gjilan , Kosovë

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën

Data: nga: 04.03.2025 – 20.03.2025

1.PËRSHKRIMI I KOMPANISË:

Royal Beverage, lider në industrinë e pijeve freskuese që nga viti 1994, prodhuese e pijeve Rc Cola, Red Rain, Frostea, Royal Water etj po kërkon një Shitës Ambulantiv rrjeti gastronomisë për terren të Gjilanit. Kandidati do të ketë përvojë të dëshmuar në shitje në rrjetin HoReCa. Përgjegjësitë kryesore do t’i caktohen në pozitë të punës dhe disa nga to janë në pikën vijuese.

2. PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Detyrat primare –

  • Hapja e Pikave të Reja: Identifikimi dhe hapja e pikave të reja të shitjes.
  • Listimi i Produkteve: Sigurimi që produktet e kompanisë janë të listuara në mënyrë të duhur.
  • Menaxhimi i raporteve me klientët: Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët.
  • Realizimi i shitjeve: Arritja e objektivave të shitjeve dhe promovimi i produkteve.
  • Raportimi i aktivitetit të shitjeve: Raportimi mbi progresin dhe sfidat e shitjeve.
  • Monitorimi i konkurrencës: Ndjekja e aktiviteteve të konkurrentëve dhe sugjerimi i përmirësimeve.
  • Përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve: Trajtimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve.

Mundësi Avancimi: Pozita mund të ngrihet në bazë të performancës.

Kritere:

Puna ekipore:

  • Përshtatja me ekip.
  • Puna grupore është e përditshme, përshtatje me grupin.
  • Sjellja dhe komunikimi formal gjithmonë në kontura të punës.

Raportimi:

  • Kryerja e detyrave me përpikëri.
  • Raportimi te personat kompentent.
  • Ruajtja e konfidencialitetit.
  • Përgjegjësia në detyrat e punës.

3. KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Arsimimi:

  • I mesëm (mjafton)

Përvoja:

  • Përvojë e dëshmuar në lëmi të njejtë të punës

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikative për të punuar
  • Aftësi të forta udhëheqëse për punë ekipore.
  • Adaptueshmëri për të trajtuar sfidat dhe zakonet e panjohura në kompani.

Njohuri Teknike:

  • Ekspertizë në kryerjen e detyrave të punës.
  • Njohuri në aplikacionet bazë kompjuterike (email, përpunim teksti, tabela) për të plotësuar raportet.

Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor:

  • Njohja e një gjuhe të huaj është përparësi.

4. PROCESI I APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në [email protected] ; Konkursi mbetet i hapur deri më date 20.03.2025!

Ju lutemi cekeni në subjektin e email-it pozitën për të cilën aplikoni!

Për më shumë informata rreth kompanise sonë, kliko këtu ne këtë weblink http://www.royalbev.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu