business

Komercialist/e

  • star Publikuar: 09-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024
Kompani ORBICO Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 638

Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.Ne kemi më shumë se 8500 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë kandidatë entuziast,të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:

Komercialist/e – Divizioni FMCG/ MARKET (1 pozitë – Mitrovicë)

(Kjo pozitë është punë me orar të plotë dhe për shkak të zgjerimit të kompanisë, hapet si pozitë e re pune)

Kualifikimet:

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Aftesi për zgjedhje të problemeve
  • Shkollimi i lartë ka përparësi
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe serbo kroate (Opsionale)
  • Përvojë pune në shitje dhe aktivitete promovuese minimum 1 vit
  • Njohuri të punës në kompjuter (Excel, Word, PowerPoint)
  • Organizim i mirë i punës
  • Qasje të mirëfilltë ndaj klientëve
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Leje të vozitjes/ Kategoria B
  • Njohuri të shkëlqyeshme në teknikat e shitjes
  • Të ketë vendbanim në Mitrovicë/Vushtrri

Përfitimet e aplikanteve:

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale
  • Page konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Të sillet në mënyrë profesionale.
  • Shitja e produkteve dhe planifikimi për stokun tek blerësi sipas udhëzimeve dhe në varësi të rregullave të përcaktuara
  • Njoftimi i blerësit me mënyren e shitjes
  • Marrja e porosisë së mallit tek blerësi sipas planit të përcaktuar të vizitave (ditore, javore, mujore)
  • Koordinimin me logjistikën dhe dërguesit e mallit për realizimin e shitjes
  • Mbulueshmëria e terrenit dhe blerësve sipas rutave të përcaktuara si dhe kryerja e planeve të përcaktuara në bazë mujore
  • Rregullisht viziton blerësit sipas planit
  • Në vazhdimësi të çdo vizite përcjell dhe mban llogari për të gjitha faturat të cilat ndikojnë në shitje (volumi, shpërndarja dhe materiali reklamues)
  • Rregullisht raporton për aktivitetet tek blerësit (objekt i ri, kushtet e porosisë, problemet me pagesa, kërkesat e blerësit)
  • Raportimi mujor për efikasitetin e vizitave
  • Mbajtja e evidencës së shitjeve ditore dhe inkasimeve
  • Mban llogari për saktësinë, kompletimin dhe ruajtjen e gjithë dokumentacionit të punës si dhe arhiven e blerësve
  • Bën informimin e blerësve (çmimet, aksionet promocionale, informacione për produktet e reja në treg, etj.)
  • Zgjerimin aktual të blerësve, krijimin e bashkëpunimit me blerës të ri
  • Zgjedhjen e reklamacionit të blerësit – në raport me kushtet e përcaktuara nga kompania
  • Pjesa teknike, mirëmbajtjen e veturës së punës si dhe mjeteve të punës
  • Përpunimin e raporteve të kërkuara të shitjes

Ne dëshirojmë të plotësojmë pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.Konkursi do të jetë i hapur nga data 09/10/2024, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 24/10/2024. Jeni të lutur të shkruani në titull të emailit dërgues të CV, të cekni se për cilin qytet konkurroni.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese jo më vonë se 24/10/2024 në: [email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidencë të plotë.