business

Operator në CNC (2), Operator në sharrë kompjuterike (1), Operator në makinën e kantimit (kanterice) (1)

  • star Publikuar: 13-10-2022
  • star Skadon: 06-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Elnor Sh.p.k
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4090

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar. Elnor ofron vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji te avancuar, ambient miqësor pune dhe sigurim shëndetësor.

Ofrojm 4 vende të lira pune:

  • 2 Operator në CNC.
  • 1 Operator në sharrë kompjuterike.
  • 1 Operator në makinën e kantimit (kanterice).

  • Operator në CNC

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkathësi në pune mekanike dhe njohje të kompjuterëve.
  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
  • Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpuarja, prerja, gavrime dhe të tjera funksione.
  • Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
  • Mban shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme funksionale dhe teknike.
  • E preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.
  • Përvojë pune në CNC makineri te drurit.
  • Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

  • Operator në sharrë kompjuterike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Njohuri në kontrollimin dhe rregullimin e makinave të sharrimit siq janë sharrat me shirit, sharrat rrethore dhe të gjitha llojet e sharrave, për prerjen e drurit sipas specifikave të përcaktuara.
  • Njohuri të larta të sharrës kompjuterike, si ndezja dhe ndalja e saj; programimi në sisteme automatike dhe monitorimi i funksionalitetit të makinës për të siguruar efikasitet të përgjithshëm të punës.
  • Aftësi dhe njohuri të mirëmbajtje: si pastrimi dhe lubrifikimi i pjesëve të lëvizshme të makinës për të siguruar operacionet e punës.
  • Sigurimi i deponimit të duhur të materialeve të mbeturinave pas operacioneve të punës.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune si operator në sharrë.
  • Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makinës CNC sharrë.
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë njohuri të gjuhës angleze.

  • Operator në makinën e kantimit - kanterice

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Kantimi i panelleve sipas porosise.
  • Njohuri të larta të makinës se kantimit, si ndezja dhe ndalja; programimi në sisteme automatike dhe monitorimi i funksionalitetit të makinës për të siguruar efikasitet të përgjithshëm të punës.
  • Aftësi dhe njohuri të mirëmbajtjes: si pastrimi dhe lubrifikimi i pjesëve të lëvizshme të makinës për të siguruar operacionet e punës.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune si operator në kanteric.
  • Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makines së kantimit.
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë njohuri të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819. Po ashtu mund të paraqiten pranë zyreve tona të cilat gjenden në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, zona industriale km 8, afër rrethit të ish QMI-së.