business

Zyrtar/e i/e shitjes

  • star Publikuar: 25-12-2024
  • star Skadon: 06-01-2025
Kompani Klan Kosova
Kategoritë Reklamim dhe Marketing, Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 246

TV “Klan Kosova” shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

Zyrtar/e i/e shitjes – një (1) pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, janë:

  • Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
  • Bën procesimin e kërkesave të klientëve
  • Njofton dhe ofron produktet për marketing - klientëve
  • Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
  • Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë mediumin dhe vlerat e saj
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që mund të kenë, si në aspektin teknik, apo në shërbime tjera të kërkuara
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me marrëveshjet e reja, vazhdime të kontratave dhe kështu ngjashëm
  • Merret me shitjen e produkteve të “Klan Kosova”
  • Bënë vizita në terren, realizon takime me klientë në baza javore
  • Hulumton tregun
  • Prezanton ofertat për klientët
  • Përgatitë të gjitha kontratat që të nënshkruhen nga klientët
  • Përgatitë raporte javore për menaxhmentin

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Zyrtarit të Shitjes, janë të mirëseardhur që të aplikojnë
  • Të ketë përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing
  • Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
  • Të ketë njohuri bazike në fushën e medias
  • Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
  • Të ketë aftësi të shkrimit të raporteve
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë
  • Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
  • Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Të ketë patent shofer – Kategoria B
  • Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale
  • Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Aplikimi bëhet përmes e-mailit - postës elektronike, në: [email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 06.01.2025, në orën 16:00.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu