business

Ftesë për dorëzimin e ofertave - Pajisjet për linjën e përpunimit të pemëve dhe perimeve

  • star Publikuar: 14-03-2023
  • star Skadon: 21-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Suharekë
Shikime 34163

Ftesë për dorëzimin e ofertave

Pajisjet për linjën e përpunimit të pemëve dhe perimeve

Në emër të kompanisë Lili Denisi SHPK, ju ftojmë të na paraqisni ofertat tuaja në përputhje me kushtet e mëposhtme për dorëzimin e ofertave për furnizim të linjës së prodhimit për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

1. Të dhënat për porositësin:

Emri i Kompanisë: Lili Denisi SH.P.K.

Adresa: Nepërbisht, Suharekë

Email: [email protected]

2. Pyetjet eventuale dhe sqarimet shtesë mund të paraqitni brenda dy ditëve, në numrin e telefonit më dhe në email në adresën e paraqitur më lartë:

3. Pajisjet për blerje dhe përshkrimi

Lënda e prokurimit janë mallrat dhe pajisjet e renditura më poshtë, dhe oferta duhet të përmbajë sa vijon:

  • Makina për larjen e pemëve dhe perimeve 1000 kg/h
  • Traka për klasifikim
  • Enët për pergaditjen e solucionit EPS 500E
  • Mbyllëse pneumatike për kavanoza
  • Makina për etiketim të kavanozave të qelqit
  • Makina gjysëmautomatike për paketim tunel
  • Mbushja per kavanoze me lenge shi
  • Konveryer per prurje ne kavanoz
  • Tavoline rrotulluese pritese

4. Kriteret e përzgjedhjes:

Ofruesi i shërbimit do të përzgjidhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

a) Oferta më të favorshme ekonomikisht me çmimet më të pranueshme;

b) Garanci për cilësinë e mallrave dhe shërbimeve;

c) Koha e dorëzimit;

d) Përvoja e ofruesit të shërbimit

5. Përgatitja dhe dorëzimi i ofertave

Ofertuesit do të mbajnë përsipër të gjitha kostot në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave. Çmimi i ofertës duhet të jetë në EURO dhe pa TVSH. Ofertat mund të dorëzohen me email, postë ose fizikisht në adresën:

Lili Denisi SH.P.K., Nepërbisht, Suharekë

Email: [email protected]

a) Brenda afatit për dorëzimin e ofertave, ofertuesi mund të ndryshojë, plotësojë ose tërheqë ofertën;

b) Ofertat duhet të jenë të vlefshme për 30-60 ditë, duke llogaritur nga dita e mbylljes së thirrjes publike

c) Çmimi i ofertës deklarohet pa TVSH;

6. Afati për dorëzimin e ofertave:

Afati për dorëzimin e ofertave skadon me 21.03.2023 në ora 16:00.

Kontraktori do të marrë një vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, bazuar në kriteret e sipërme.

7. Metodat dhe kushtet e pagesës ndaj furnitorit të zgjedhur:

Të gjitha detyrimet do të rregullohen me një kontratë që do të lidhet pas zgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm;

Lili Denisi SH.P.K.

Nënshkrimi dhe vula: