business

Zyrtar për multimedia / kameraman

  • star Publikuar: 01-04-2025
  • star Skadon: 26-04-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 105

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mbrojtjes shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i marrëdhënieve me publikun dhe informimin

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për multimedia / kameraman

Klasa e pozitës : Profesional 2

Koeficienti/Paga : A1/profesional2

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 27/03/2025

Afati për aplikim: 28/03/2025 - 26/04/2025

Institucioni: Ministria e Mbrojtjes

Departamenti: Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Divizioni

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës : RN00017451

Kodi: RPC0010990

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përgjegjës për fotografimin dhe xhirimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
  • Përpunon fotografitë dhe bënë montazhet e materialeve të xhiruara.
  • Xhiron dhe bënë montazhin e tv spoteve, materialeve dhe video dokumentarëve.
  • Përzgjedhë fotografitë dhe video incizimet për publikime.
  • Kryen edhe punë tjera shtesë të multimedias për nevoja të Zyrës.
  • Përcjell dhe arkivon fotografitë dhe materialet e xhiruara që janë me rëndësi për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Gazetari/Shkenca Komunikimi, Gjuhë dhe Letërsi, Marrëdhënie me Publikun, Marketing.
  • Kërkesat specifike: Diplomë apo certifikata profesionale në fushatsi: Fotografia, Regjiae Filmit ose Mediat Vizuale.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Nëpunësit mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në raste specifike,
  2. Trajnime dhe kualifikime të specializuara për teknikën e kamerës, ndriçimin, montazhin dhe post-produksionin.
  3. Përdorimi i programeve të montazhit dhe përpunimit të imazheve dhe videove: (AdobePhotoshop, Lightroom, Premiere Pro, etj.)
  4. Njohuri të avancuara mbi përdorimin e kamerave profesionale, objektivave dhe pajisjeve ndihmëse.
  5. Aftësi për të punuar me ndriçim natyral dhe artificial.
  6. Njohuri mbi kompozimin, kornizimin dhe perspektivën.
  7. Aftësi për të treguar histori vizuale përmes fotografisë dhe videografisë.
  8. Shkathtësi në caktim të prioriteteve dhe planifikim të punës.
  9. Aftësi ndër-personale dhe komunikuese.
  10. Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve.
  11. Zyrtari duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjene detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  12. Zyrtari duhet të ruajë konfidencialitetin e institucionit, duke mos shpërndarë materiale të ndjeshmedhe pa lejen e eprorit/ institucionit.
  13. Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
  14. Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  15. Aftësi të arrijë të drejtojëngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbushdetyrat brenda afatevetë caktuara.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/05/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: nuk ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesittë verifikimit dhe mund të plotësohet vetëmpas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen