business

Zyrtare Administrative

  • star Publikuar: 13-11-2024
  • star Skadon: 22-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hirano Mushroom
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 804

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Kompania Hirano Mushroom L.L.C për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për fabriken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave në Mitrovice, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, ndërsa pjesa tjetër shitet në tregun vendas dhe atë fqinj, kompania hap konkurs për plotësimin e pozites së punës për procesin e prodhimit dhe operacionet tjera ditore të kompanisë me qëllim të arritjes së objektivave të biznesit të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme, për vendin e punës si në vijim:

  1. Zyrtare Administrative në Mitrovicë

Përgatitja profesionale:

  • Përgatitje profesionale (të paktën Bachelor) në fushën e Ekonomisë

Përvoja e punës:

  • Preferohet 1 vit përvojë pune në Administrate

Kushtet e vecanta:

  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe preferohet njohja e gjuhes angleze
  • Njohuri për sistemet/programet llogaritëse/Expert (program kontabiliteti)
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Harton raportet e prodhimit ditore, javore, mujore, procesverbale.
  • Fut të dhënat në databazë
  • Asiston mbikqyrësat e departamenteve tjera si dhe drejtorin Ekzekutiv
  • Bën monitorimin e pajtueshmërisë me kërkesat për standardet e sigurisë, cilësisë, koston dhe përformancën
  • Përgatit dosjet e stafit (Kontratat e punëtorëve si dhe vendimet sipas kërkesës së menaxhmentit)
  • Mban evdiencen e orëve të punës dhe kalkulimin e pagave në baza mujore.
  • Sistemon faturat e blerjes dhe shitjes si dhe i skenon ato në baza mujore.
  • Bën faturimin e shitjes si dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse për eksport.
  • Merr pjesë në regjistrimin e stokut,
  • Punë të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • I raporton CFO dhe Drejtorit Ekzekutiv

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-n e tyre në e-mail adresën: [email protected]