
KONKURS PUNE:
Pozita: Asistent/e në Kontabilitet
Lokacioni: Gjilan
Orari i punës: 08:00 – 16:00
Përshkrimi i punës:
Zyre e Kontabilitetit “Account Work” L.L.C. me seli në Gjilan shpall konkurs për një pozitë të lirë pune për Asistent/e të Kontabilitetit, i/e cila do të jetë përgjegjës për mbështetjen e departamentit të financave në përditësimin e të dhënave financiare, përgatitjen e dokumenteve, si dhe detyra të tjera kontabël sipas nevojës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse në sistem
- Mbajtja dhe përditësimi i arkivit të dokumentacionit financiar
- Asistimi në përgatitjen e raporteve mujore dhe vjetore
- Ndihmë në përgatitjen e deklaratave tatimore dhe raporteve për ATK
- Komunikimi me klientë dhe furnitorë për çështje financiare
- Kryerja e detyrave tjera që kërkohen nga menaxheri i financave
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet ose fushë të ngjashme
- Përvojë pune në kontabilitet përbën përparësi (por nuk është e domosdoshme)
- Njohuri të mira në programet MS Office, veçanërisht Excel
- Njohuri në program kontabël Pro Data
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Saktësi, përkushtim dhe aftësi për të punuar në ekip
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe motivues
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime
- Pagesë konkurruese bazuar në performancë dhe përvojë
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në emailin: [email protected] me subjektin: Aplikim për Asistent/e të Kontabilitetit.
Vetëm kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!