business

Edukatore

  • star Publikuar: 01-12-2023
  • star Skadon: 07-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1807

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pika C të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 068, Udhëzimit Administrativ nr.06/2015, neni 5, për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, IP ‘’Milingonat’’ – shpall

K O N K U R S

  1. Edukatore – për moshën 3-6 vjeç (1 pozita) – Orari i plotë

Aplikacioni i kompletuar për pozitën Edukatore duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( i cili merret në Institucionin Parashkollor ‘’Milingonat’’ në Lagjen Kodra e Trimave, Rruga ‘’Vëllezërit Fazliu’’, Prishtinë);
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose cerifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare.
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi të përvojës së punës.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:

  • Fakulteti i Edukimit –programi parashkollor.
    Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë.
    Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë.
    Fakulteti i shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve.

Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen kopje në I.P Milingonat dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 24.11.2023 deri më datën 07.12.2023.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘’Milingonat”, në adressen: rr. ‘’Vëllezerit Fazliu’’ pn. në Kodrën e Trimave, nga ora 09:00 – 15:00.