
Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Policinë e Kosovës, Nr. 04/L-076, Rregulloren (MPB) Nr.02/2023 për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës neni 26, si dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 19/06/2025 me nr ref: DBN 10/1-01/073/2025, Policia e Kosovës shpall:
K O N K U R S
Datë: 30.06.2025
Referenca: 10/1-01/SRS/0388/2025
Për plotësimin e vendit të punës
1. Titullii vendit të punës: Infermier - Bachelor një (1) vend i lirë pune
Vendi i punës: Sektori i Mjekësisë dhe Promovimit të Shëndetit /Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore/ Divizioni i Personelit dhe Administratës / Departamenti i Burimeve Njerëzore
Klasa: H15
Koeficienti: 5.6
Për vitin2025 zbatohet ligji për ndarjen buxhetore nr. 08/L-332 neni 33 paragrafi 1 dhe 2.
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pa caktuar
Orari i punës: i plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkrahja mjekësorenë situata emergjente gjatë planeve operative të PK-së dhe shërben si ndërlidhës midis pjesëtarëve të PK-së, shërbimeve shëndetësore të PK-së dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike;
- Përgjegjës për përcjelljen e informatave mbi pushimet mjekësore zyrtarit mjekësor dhe përgjegjës teknik për implementimin e programeve për promovimin e shëndetit;
- Përgjegjës për monitorim dhe koordinimin e rasteve si është udhëzuar nga zyrtarë mjekësorë dhe aprovon/ refuzon, kërkesat e pushimit të rregullt mjekësorë;
- Përgjegjës për pranimin e dokumentacionit mjekësorë të pranuar dhe përcjelljen e informatave pjesëtarëve të PK-së, lidhur me dokumentacionin mjekësorë të pranuar (informimet, refuzimet);
- Viziton të sëmurit apo të lënduarit në detyrë, raporton me shkrim tek Shefii Sektorit rreth gjendjes shëndetësore të tyre;
- Do t'i përgjigjet thirrjes në planet operative të Njësisë Speciale (në testimet fizike dhe ne rastet e gjuajtjes-trajnimit në poligon, operacione të neutralizimit të materieve eksplozive;
- Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:
- Të posedojdiplomën e fakultetit Infermier të përgjithshëm-Bachelor;
- Licenca e punës, lëmi përkatëse-valide;
- Aftësi profesionale të punojë në mënyrë të pavarur;
- Aftësi të punojë në situatë emergjente;
- Aftësi të punojë në ekip të shumëllojshëm;
- Shkathtësi të mira ndër personale;
- Të ketë shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
- Patent shofer valid dhe aftësi të ngas veturën;
- Njohuri të programeve të MicrosoftOffice, Word, Excel,PowerPoint, Outlook etj;
Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojënjërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një veprepenale me dashje;
- Të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës,
- Te ketë integritet personal dhe vlera te larta etike,
- Të kalojnëme sukses procedurat e pranimit.
Forma e aplikimit:
Aplikimi mund tëbëhet në dy mënyra:
- Aplikimi online ose
- Aplikimi në formë fizike.
- Aplikimi online bëhet përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com/ Shpallje/ Mundësi punësimi.
Nëaplikimin online duhetbashkangjitur dokumentet e kërkuara si:
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
- Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
- Kopja e patent shoferit;
- Kopja Licenca e punës,lëmi përkatëse-valide;
- Certifikata e Gjendjes Penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
- Një fotografi të formatit (5 x 5);
- Aplikimi në formë fizike- Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.
Në aplikimin në formë fizike duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuarasi:
- Formulari për aplikimse bashku me Deklarata (lidhurme pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com;
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
- Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
- Kopja e patent shoferit;
- Kopja Licenca e punës,lëmi përkatëse-valide;
- Çertifikata /ekstraktin e lindjes (jo me i vjetërse 6 muaj);
- Çertifikata e gjendjes penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
- Një fotografi të formatit (5 x 5);
Formularët duhet t’i dorëzohen në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet.
Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës. Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen.
Informimi i kandidatëve lidhur me çdo faze te testimitdo të behet përmes publikimit të listave në ueb - faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com, te rubrika mundësi e punësimit.
Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 30.06.2025 deri me 14.07.2025.
Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184 si dhe në adresën elektronike rekrutimi@kosovopolice.com.
“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhefemërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe personat me aftësi te kufizuar”.