Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
589
Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Siguri te Informacionit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Sigurohet që Departamenti i ISO-së operon në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregulloret e brendshme të Bankës, rregulloret dhe udhëzimet e rregullatorit që ndërlidhen me Sigurinë e Informacionit, si dhe me ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës që i përkasin fushës së ISO-së kjo në bazë të raportimeve që merr nga personat përgjegjës të Departamenteve përkatëse;
- Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
- Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që kanosin sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;
- Kryen vlerësimin e kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut.
- Zhvillon strategjinë e sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt, menaxhon sistemet mbrojtëse (detektive dhe preventive) duke konfiguruar rregullat dhe njoftime elektronike.
- Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë te sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt.
- Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë të Informacionit (ang. ISMS) te bankës.
- Ndihmon në adaptimin dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare si ISO 27001.
- Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e vazhdueshëm që kanosin sigurinë e informacionit.
- Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës.
- Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës;
- Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit;
- Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të departamentit Sigurisë të Informacionit dhe departamentit të Teknologjisë të Informacionit për të arritur objektivat e institucionit karshi sigurisë te informacionit dhe mbrojtjes te të dhënave;
KUALIFIKIMET
- Fakulteti Teknik apo Shkencat kompjuterike apo te ngjashme;
- Së paku një (1) vit përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit (në mungesë të përvojës të punës, certifikimet adekuate në fushën e sigurisë të informacionit do të merren parasysh si zëvendësim të kërkesës për përvojë pune).
- Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike
- Njohja e Gjuhës Angleze
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22 Prill 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.