Job

50 TË VËRTETAT E IDENTIFIKIMIT TË KLIENTIT - TË VËRTETAT 41-50: PËRGATITUNI PËR SUKSES

Ja ku jemi në pjesën e fundit të 50 të vërtetave mbi kërkimin dhe identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm, e kjo falë eksperiencës dhe punës së palodhur të Mark Hunter. Ne i sollëm ato me mendimin se për shumë prej jush të përfshirë në shitje, do të jenë një ndihmesë e madhe në rritjen tuaj profesionale, në arritjen e objektivave dhe synimeve tuaj, të biznesit dhe personale, si dhe në plotësimin tuaj si njerëz të suksesshëm. Natyrisht, ashtu si për idetë dhe mësimet e vazhdueshme që merrni, t’i lexoni këto të vërteta është vetëm hapi i parë në rrugën drejt suksesit, pasi kjo duhet të pasohet nga vënia në zbatim dhe zotërimi me mjeshtëri i tyre. Ne besojmë se ju e keni dëshirën dhe vullnetin për ta bërë këtë, e nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë SUKSESE!

Shitjet nuk janë destinacion - shitjet janë një udhëtim i të mësuarit të vazhdueshëm. Gjatë rrugës time shumëvjeçare në shitje, kam fituar vazhdimisht njohuri dhe ide të reja. Ende vazhdon diskutimi nëse shitja është art apo shkencë. Njerëzit janë të shpejtë për të vënë në dukje numrin e mjeteve të reja të shitjes, të krijuara nga përparimet në teknologji, megjithatë, e gjithë kjo është vetëm zhurmë. Varet nga ju që të përcaktoni se si dëshironi ta dëgjoni këtë zhurmë.

Unë shoh që përparimet teknologjike na ndihmojnë në shitje, por shitjet kanë të bëjnë ende me ndërveprimin njerëzor dhe vendimet emocionale. Nuk më intereson çfarë shisni apo kujt ia shisni. Edhe nëse ka zero ndërveprim me njerëzit, dikush diku është ende i përfshirë dhe diku gjatë rrugës emocioni ka hyrë në proces. Këtu duhet të hyjë edhe kërkimi e identifikimi i klientëve të rinj të mundshëm.

Unë dua që ju të jeni të suksesshëm, kështu që 10 të vërtetat e mia të fundit janë për t'ju ndihmuar të keni SUKSES në kërkimin tuaj. Përpara se t'i lexoni, sigurohuni që të ktheheni prapa dhe të lexoni 40 të parat. Për t'ju ndihmuar, këtu më poshtë do të gjeni lidhjet. Kur të vini në zbatim të gjitha këto "50 të vërteta të kërkimit dhe identifikimit të klientëve të mundshëm", ju premtoj se do të arrini objektivat tuaja të shitjes, si edhe më shumë!

Të vërtetat 1-10: ËSHTË DETYRA JUAJ

Të vërtetat 11-20: PLANI JUAJ I KËRKIMIT

Të vërtetat 21-30: ARTI I TELEFONATAVE TË SHITJES

Të vërtetat 31-40: KËRKIMI NË MEDIAT SOCIALE

Këtu janë të vërtetat 41-50:

41. Kërkimi është një aktivitet i gjithanshëm. Nuk është vetëm email, telefon apo media sociale. Bëhet fjalë për përdorimin e çdo mjeti në mënyrë të qëllimshme.

42. Jini të pamëshirshëm në kërkimin tuaj! Objektivi juaj është të punoni me klientët, jo të shpenzoni kohë me të dyshuar që pretendojnë të jenë klientë të mundshëm.

43. Asnjëherë mos përdorni justifikimin se nuk keni mjete prandaj nuk jeni të mirë në kërkime. Sinqerisht, mjetet më të mira janë mendja dhe qëndrimi juaj.

44. Kuptoni dallimin midis të dyshuarve dhe të mundshmëve. Të dyshuarit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ju marrin kohën tuaj.

45. Pasuria juaj më e vlefshme është koha, ndaj shfrytëzojeni me mençuri. Nuk është çështja që të jeni të zënë, por për të qenë produktiv.

46. Çfarë dhe si shpenzoni, duke kërkuar këtë muaj dhe këtë tremujor do të përcaktojë rezultatin tuaj kur të mbyllni muajin e ardhshëm dhe tremujorin e ardhshëm.

47. Kërkimi nuk është një aktivitet. Kërkimi është një mënyrë jetese.

48. Kërkimi sjell shitjet. Shitjet ushqejnë biznesin. Biznesi drejton ekonominë.

49. Kërkimi është liri. Kur ju kërkoni dhe identifikoni klientë të mundshëm, ju kontrolloni fatin tuaj dhe në fund përcaktoni nivelin tuaj të suksesit.

50. E vetmja gjë që ju pengon nga SUKSESI në shitje jeni JU!

Epo, më në fund ja ku i keni! Kjo është pjesa e fundit e "50 të vërtetave të mia mbi kërkimin dhe identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm". Pra, cila është gjendja e emocioneve tuaja? Unë besoj fort në secilën prej këtyre të vërtetave. Po, e si mund të mos besoja? Nëse nuk do të besoja në secilën prej tyre, nuk do mund t'i quaja të vërteta. Mes këtyre 10 të vërtetave finale, dy prej tyre më kanë ndikuar gjithmonë. Dhe kur i vendosa këto të dyja si gurthemeli në biznesin tim, filluan të ndodhin gjëra të mahnitshme. Ato dy janë: numri 47 dhe numri 50.