NDI është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake, joqeveritare që ka mbështetur institucionet dhe praktikat demokratike në çdo rajon të botës për më shumë se dy dekada. Që nga themelimi i saj në 1983, NDI dhe partnerët e saj lokalë kanë punuar për të krijuar dhe forcuar organizatat politike dhe qytetare, për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve, çiltërsinë ...
NDI është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake, joqeveritare që ka mbështetur institucionet dhe praktikat demokratike në çdo rajon të botës për më shumë se dy dekada. Që nga themelimi i saj në 1983, NDI dhe partnerët e saj lokalë kanë punuar për të krijuar dhe forcuar organizatat politike dhe qytetare, për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve, çiltërsinë dhe llogaridhënien në qeveri.
Programet e Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë financohen në një pjesë të madhe nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Programe të tjera - Me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci, NDI po ndihmon një grup multietnik të të rinjve nga rajoni i ndarë i Mitrovicës për të arritur përtej linjave etnike duke trajtuar projekte grupore për të përmirësuar komunitetin e tyre.