Për një shoqëri të vërtetë multietnike dhe multi-kulturore në Kosovë, ku Romët, Ashkali dhe Egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria e gjerë. Aty ku kanë qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë të tjerët, ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët i dinë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të fuqizuar ti ushtrojnë ato të drejta. Një Kosovë ku Romë, Ashkalit dhe Egj...
Për një shoqëri të vërtetë multietnike dhe multi-kulturore në Kosovë, ku Romët, Ashkali dhe Egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria e gjerë. Aty ku kanë qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë të tjerët, ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët i dinë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të fuqizuar ti ushtrojnë ato të drejta. Një Kosovë ku Romë, Ashkalit dhe Egjiptianët janë në punë të mirë si në institucionet publike ashtu edhe në private, duke punuar me dinjitet për të siguruar familjet e tyre. Aty ku ata kanë qasje dhe shfrytëzojnë infrastrukturën publike, dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të arritshme në vend. Një Kosovë ku rezultatet shëndetësore janë duke u përmirësuar dhe jetëgjatësia për komunitetin romë po përmirësohet. Një Kosovë ku gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe nën-përfaqësuara në arsim, punësim dhe sfera të tjera të jetës. Aty ku gratë rome janë më të fuqizuara.