business

Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative dhe Arkiv

  • star Publikuar: 03-10-2024
  • star Skadon: 01-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 725

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative dhe Arkiv

Klasa e pozitës : Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit : 02/10/2024

Afati për aplikim: 03/10/2024 - 01/11/2024

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departamenti : Departamenti për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme

Divizioni

Vendi i punës: Ministria e Shëndetësisë

Nr. i Referencës: RN00015243

Kodi: RPC0008782

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Siguron menaxhimin e mirëmbajtjes të infrastrukturës së teknologjisë informative, përfshirë rrjetet, serverët, kompjuterët dhe komponentët e tjerë harduerikë;
  2. Ofron asistencë teknike dhe mbështetje për zyrtarët e ministrisë lidhurme çështjet e softuerit, harduerit dhe lidhjet përkatëse;
  3. Siguron menaxhimin e sistemeve dhe shërbimeve të teknologjisë informative, përfshirë telefonat, video- konferencat dhe lidhjet e internetit;
  4. Menaxhon mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informative dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për punë;
  5. Siguron zhvillimin e mirëmbajtjes së ueb faqeszyrtare të ministrisë dhe aplikacioneve për qytetarët për të pasur qasje në shërbime dhe informacion;
  6. Menaxhon arkivindhe ruajtjen e dokumenteve zyrtare,përfshirë regjistrat, vendimet, korrespondencat zyrtare dhe dokumente të tjera të rëndësishme, si dhe lehtësimi i qasjes në to;
  7. Siguron që të gjithadokumentet e rëndësishme arkivohen në mënyrësistematike dhe të qasshme, duke përdorur metoda të duhura të arkivimit, si digjitalizimi, kategorizimi dhe etiketimi;
  8. Menaxhon qasjenpublike në dokumente në përputhje me ligjet dhe rregulloret, përfshirë përgjigjen ndaj kërkesave për informacion dhe sigurimin që dokumentet janë të lehta për t'u gjetur dhe përdorur;
  9. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  • Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
    Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.



Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Ekonomik, Juridikapo Administratë Publike.

  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.

  • Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afatevekohore përmes aftësiveanalitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuardhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


    Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
    Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 16/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë:Nuk ka!

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen