business

Agjent Doganor (2)

  • star Publikuar: 29-10-2024
  • star Skadon: 11-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 491

Shield Recruitment & HR kërkon Agjent Doganor (2 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e zhdoganimit të mallrave.

Vendi i Punës: Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ketë njohuri për import dhe eksport;
  • Lajmëron tranzitet për dërgesat e kompanisë.
  • Tarifon mallërat gjatë importit dhe eksportit dhe bënë kontrollimin e dokumenteve doganore.
  • Përpilon dhe dorëzon deklaratat doganore.
  • Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij.
  • Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës.
  • Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi.
  • Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës standarte të transportit.
  • Komunikim dhe koordinim shumë i mirë me departmentet e tjera në kompani për përfundimin zinxhir të proceseve të punës nga ofertimi deri në faturimin e shërbimit ndaj klientit.
  • Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave.
  • Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit.
  • Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të kompanisë.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi direkt;

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ekonomik, Administrim Biznesi, Dogana dhe Shpedicione, apo të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvoj pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë aftësi të vendimmarrjes në procese të zhdoganimit;
  • Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të kompanisë;
  • Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (Word, Excel, Power Point);
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11.11.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.