NJOFTIM PËR SHITJE PËRMES ANKANDIT PUBLIK
VUSHTRRI, 26.04.2024
Titulli: “Shitja e automjetit të IADK-së”
Autoriteti kontraktues: INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS - IADK
I. LËNDA E MARRËVESHJES
Autoriteti kontraktues njofton të gjithë të interesuarit se shet një automjet Peugeot 207 përmes ofertave të mbyllura. Shitja e automjetit të IADK-së do të bëhet sipas gjendjes ekzistuese të automjetit. IADK nuk jep asnjë garancion për automjetin dhe nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes.
II. INFORMATA ADMINISTRATIVE
Të drejtë pjesëmarrjeje në ankand kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentin e ofertimit përmes emailit [email protected]ose direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, më së largu deri më 08.05.2024.
III. KUSHTET PËR OPERATORIN EKONOMIK:
Afati kohor: Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet më së largu deri më datën 10.05.2024 ora 16:00
Vendi: Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11 42000 Vushtrri
Kriteret: Çmimi më i lartë
Informata: Për më tepër informata referoju drejtpërdrejt zyrës së IADK-së, tel: +383 (0) 49 777 059 email: [email protected]