business

Kryedepoist (1), Ndihmës-Depoist (2), Furnizues/Shofer (1)

  • star Publikuar: 10-01-2024
  • star Skadon: 20-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo, Shofer
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 2345

Koral Korporation Sh.P.K, Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Sole Kosova sh.p.k shpall,

Konkurs publik

Kryedepoist (1 pozitë)

Detyrat dhe kriteret:

  • Udhëheq me stafin dhe organizon punën në depo;
  • Bën pranimin e mallit;
  • Bën shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
  • Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
  • Organizon mallin në depo;
  • Kontrollon mallin sipas sasisë;
  • Bën kontrollin vizual të mallit;
  • Pranon porositë dhe përgatit mallin për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport;
  • Planifikon hapësirën për stoqet;
  • Racionalizon hapësirën dhe zvogëlon shpenzimet;
  • Kontrollon temperaturat në depo;
  • Ben vlerësime periodike dhe sipas nevojës tё vartësve tё vet;
  • Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
  • Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprorit

Kualifikimet e kërkuara:

  • Minimum shkolla e mesme e përfunduar;
  • E obligueshme të ketë se paku 3 vjet përvoje pune ne kete lami;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar;
  • Tё jetë sistematik, analitik dhe i besueshëm;
  • Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;
  • Obligative patentë shoferi – minimum kategoria B.


Ndihmës-Depoist (2 pozita)

Detyrat dhe kriteret:

  • Punon nё depo;
  • Bën shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
  • Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
  • Bën kontrollin vizual të mallit;
  • Pranon porositë dhe përgatit mallin për liferim nga ana e transportit;
  • Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
  • Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprorit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme e përfunduar;
  • E obligueshme të ketë se paku 2 vjet përvoje pune ne kete lami;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar;
  • Tё jetë sistematik, analitik dhe i besueshëm;
  • Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;

Furnizues/Shofer (1 pozitë)

Detyrat dhe kriteret:

  • Kryen furnizimet për nevojat e drejtorisë, prodhimit dhe logjistikes lidhur me material zyreje, higjiene, etj.
  • Shërben si shofer për liferim të mallit sipas nevojës.
  • Bën furnizimin e shfrytëzuesve të automjeteve të kompanisë me derivate nga deponia e kompanisë dhe me kërkesa tjera për automjetet
  • Bën sistemimin e pajisjeve, gomave verë/dimër të automjeteve të kompanisë dhe ju ofron shfrytëzuesve të automjeteve sipas sezonës.
  • Shërben për dërgimin/pranimin e mallit/dokumenteve nga kompania për kontraktor të ndryshëm dhe anasjelltas.
  • Kryen edhe detyra tjera qw i caktohen nga ana e eprorit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme e përfunduar;
  • E obligueshme të ketë se paku 2 vjet përvoje pune ne kete lami;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar;
  • Tё jetë sistematik, analitik dhe i besueshëm;
  • Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@koralcorporation.com

Konkursi mbetet i hapur deri me 20.01.2024.

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!