Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”, Prishtinë, shpall:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS:
Titulli i vendit të punës | Vend i lirë | Numri i pozitave | Orari |
Punëtore teknike/Mirëmbajtëse | 1 | 1 | Gjysmë orari |
Informata të përgjithshme rreth konkursit:
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit të konkursit.
1.2 Formulari i aplikimit mund të shkarkohet KËTU ose të merret në I.P “Botanika” gjatë orarit 08:00-16:00.
1.3 Aplikimi dhe dokumentet duhet të dërgohen në Email adresen: [email protected] ose të dorëzohen në kopje fizike në I.P ”Botanika”.
1.4 Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje:
1.5. Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);
1.7. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen; Për çdo informacion shtesë rreth aplikimit, ju lutemi të kontaktoni përmes numrit: 049715925
Pozita: Punëtore teknike në IP “Botanika”:
Institucioni: IP “Botanika“
Lloji i pozitës: Punëtore teknike/Mirëmbajtëse
1. Kushtet për pozitën punëtore teknike/mirëmbajtëse
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:
1.1 Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2 Të ketë të përfunduar arsimin bazik.
1.3 Të ketë së paku 1 vit përvojë punë përkatëse.
2. Detyrat e punës për punëtore teknike/mirëmbajtëse:
2.1 Bën pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin parashkollor. 2.2 Përgjigjet për pastrimin e të gjithë hapësirës, pajisjeve si dhe mjeteve përcjellëse. 2.3 Të ketë sjellje etike dhe me respekt ndaj fëmijëve dhe stafit.
3. Dokumentet e kërkuara
Kandidatët duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet, si në vijim: 3.1 Formulari i aplikimit të punësimit (merret në kopsht).
3.2 Dokument personal (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës).
3.3 Dëshmi e përvojës së punës.