business

MENAXHER/E TË PROJEKTIT për Fuqizimin e Grave dhe të Rinjëve

  • star Publikuar: 19-07-2024
  • star Skadon: 02-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IADK
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1352

KONKURS – MENAXHER/E TË PROJEKTIT për Fuqizimin e Grave dhe të Rinjëve

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve, që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit” i financuar nga donatori Frieda – Organizata Feministe e Paqes, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet e mëposhtme:

  • Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
  • Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
  • Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe privat

Titulli i vendit të punës: Menaxher/e i/e Projektit

Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja: 31.12.2024 me mundësi vazhdimi deri më Dhjetor, 2026.

Orari i punës: I plote

Data tentative e fillimit të punës: Gusht, 2024

Përshkrimi i punës:

Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhon dhe koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit, përfshirë stafin dhe ekspertët e projektit
  • Identifikon mangësitë dhe propozon intervenime të përshtatshme për arritjen e objektivave të projektit.
  • Në mënyrë aktive koordinon komunikimet me donatorët, partnerët dhe palët tjera të projektit.
  • Në mënyrë të rregulltë realizon monitorimet tek përfituesit e projektit, përdorë të dhënat e monitorimit për raportim tek donatorë dhe palët tjera të interesuar.
  • Merr pjesë në takimet brenda IADK-së dhe stafit të sajë duke kontribuar në adresimin e çështjeve me qëllim arritjen e objektivave të projektit.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  1. Diplomë universitare e përfunduar se paku niveli bachelor (e preferuar shkenca sociale), ose fusha të ngjashme.
  2. Dy vite përvojë pune (preferohet me fuqizimin e grave) eksperience me zbatim te projekteve të financuara nga donatorët.
  3. Të ketë njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  4. Aftësi të mira komunikuese dhe në të shkruara të gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhës Serbe është e rekomandueshme.
  5. Të ketë patentë shoferi të kategorisë B dhe përvojë të drejtimit të automjetit në zonat rurale
  6. Të ketë njohuri mbi gjendjen dhe kërkesat ekonomike të grave/grupeve të grave që jetojnë në zonat rurale, përvojë në adresimin e kërkesave të grave me qëllim të përfshirjes së tyre në aktivitete ekonomike – bujqësore.
  7. I/e gatshme te lëvizur sipas nevojave te projektit
  8. Te keni parasysh dhe te kuptoni konceptin e (pa) barazisë gjinore dhe pasojat për popullatën e synuar të projektit
  9. Të keni parasysh për diskursin aktual gjinor në Kosovë si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të jetë në gjendje ta përkthejë atë në masa në punën me grupet e synuara
  10. Mosha deri në 45 vjeçe

Çfarë ofron IADK? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit (1,100-1,300 Euro/mujore, bazuar në rregulloret e organizatës), mbushje telefonike, dhe mundësinë për avancim/ngritjes profesionale.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Letër motivuese;
  • Kopjet e diplomave universitare;
  • Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme relevante
  • Letra të Referencës

Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:

  • Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
  • Çertifikatën e gjendjes shëndetësore

Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose mundë të dërgohen përmes e-mailit [email protected], më së largu deri më 02.08.2024.

Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +383 49 777 059

Inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumicë të aplikojnë!

Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk konsiderohen për listën e ngushtë!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen në procesing e mëtutjeshëm të vlerësimit.