KONKURS PUNE
‘Pronto’ SHPK shpall konkurs për vende të lira pune.
Ftojmë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:
- Komercialist/e – Agjent/e i/e shitjes, 2 pozita, me orar të plotë.
- Depoist 1 pozitë, me orar të plotë.
Komercialist -Agjent i shitjes
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë;
- Zbaton planin e parashikuar të shitjes;
- Analizon prezencen e produkteve në treg, përcjell konkurrencen;
- Realizon të gjitha komunikimet me klient;
- Identifikimi i kënaqshmërisë së klientëve me produktin/shërbimin e ofruar
- Te jet ne gjendje per te maksimalizuar produktivitetin dhe efikasitetin;
- Ngarkimi dhe shkarkimi me mall
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës
- Sigurimi i kushteve dhe mjedisit të përshatshme të automjetit transportues
- Respektimi i rregullave të komunikacionit
- Raporton në baza ditore;
- Realizon detyrat e tjera sipas kerkesave te mbikqyrësit.
Kualifikimet e kerkuara:
- Te kete te kryer shkollen e mesme;
- E preferuar te kete përvojë pune ne poziten e kerkuar.
- Aftesi te mira ne komunikim,shitje dhe negocim;
- Patentë shofer valid të kategorisë B
Depoist – 1 pozitë
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës
- Ngarkim/shkarkim i mallit;
- Të mirret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë
- Pranimi, ndarja dhe dërgimi i porosive;
- Organizimi i stoqeve;
- Mbajtja e evidences së stoqeve
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës
- Kontrollon dhe implementon principin “First In First Out” te mallrave (I pari hyn i pari del nga rafti).
- Realizon detyrat e tjera sipas kerkesave te mbikqyrësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- E preferuar te kete përvojë pune ne poziten e kerkuar.
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të mira të menaxhimit të kohës;
- Patentë shofer valid të kategorisë B
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një numër kontakti në e-mail adresën: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu