Kompani
Agro Trade Group Sh.p.k
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1794
Pozita: Asistent/e i/e financave (1 Pozitë);
Kompania: Agro Trade Group Sh.p.k
Lokacioni primar i punës: Magj. Prishtinë-Shkup, KM7, Llapnasellë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave dhe dokumenteve të blerjeve;
- Regjistrimi i ekstraktit të bankave dhe arkave;
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
- Bën grumbullimin, selektimin dhe sistemimin e faturave në dosjet përkatëse;
- Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte te mbikqyrësi;
- Sipas detyres së mbikqyrësit kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me vendin e punës
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Përvojë pune relevante;
- Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
- Teknik i/e kontabilitetit (SCAAK ose IAAB - dëshmitë e ofruara do të jene përparësi);
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Excel, Word);
- Njohuri të mira të punës me softwerët kontabël (Microsoft Dynamics NAV do të jetë përparësi)
- Të ketë aftësi analitike;
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Diplomën/at dhe certifikatat relevante profesionale
Çka ofrojmë ne:
- Kontratë të rregullt pune;
- Sigurimi shëndetësor nga korporata;
- Orari i punës: E Hëne-E Premte 8:00-16:00
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura të aplikojnë duke dërguar CV në: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 15.04.2024
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen!