Pozita: Referente për faturim
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bën kalkulimin e faturave të kthimeve dhe nivelizimeve brenda databazës, sipas rregullave interne brenda afatit të caktuar kohor;
- Bën grumbullimin, selektimin dhe sistemimin e faturave në dosjet përkatëse (arkiva);
- Ndihmon dhe udhëzon komercialsitët për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata në lidhje me faturat e ndryshme të shitjes;
- Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte te pergjegjesi si dhe,
- Kryen punë të tjera që kërkohen nga Departamenti i Financave
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, financa apo në ndonjë fushë relevante;
- Së paku dy (1) vite përvojë pune në fushen e faturimit ose financave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Menaxhuese e mirë e kohës, planifikimit dhe caktimit të prioriteteve;
- Të ketë njohuri të përdorimit të paketës MC Office;
Të gjitha kandidatet e interesuara, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse, në e-mail adresën: [email protected].
Vetëm kandidatet potenciale të përzgjedhura për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 20/01/2023.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com