PREMIUM +
business

Faturiste


Ruaj
  • star Publikuar: 01-06-2026
  • star Skadon: 01-07-2026
Kompani StarTech
Kategoritë Financa
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Startech është në vitin e 18 të operimit të saj në tregun e Kosovës, misioni dhe vizioni i kompanisë është që të shtrihet me shitje në rajon dhe më gjerë.

Startech kryesisht mbulon fushën e teknologjisë dhe me produktet e saja është lider në ofrimin e paijseve më të sofistikuara të fjalës së fundit.

Nëse jeni të motivuar dhe po kërkoni një vend të sigurt të punës ku mund ti aplikoni njohurit tuaja dhe të zhvilloheni në karierë, atëher jeni në vëndin e duhur, apliko!

Pozita: Faturiste

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit dhe lëshon faturat për klientët në mënyrë të saktë dhe në kohë.
  • Komunikon me klientët për sqarimin dhe zgjidhjen e çështjeve që lidhen me faturimin dhe pagesat.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e financës dhe kontabilitetit për përpunimin e të dhënave financiare.
  • Regjistron dhe monitoron lëvizjet interne të mallrave ndërmjet depove ose pikave të shitjes.
  • Siguron që çdo transfer i mallrave të jetë i dokumentuar dhe i reflektuar saktë në sistem.
  • Ruan konfidencialitetin e informacionit financiar dhe dokumentacionit të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera administrative dhe financiare sipas kërkesave të menaxhmentit.(Për avancim)

Përgjegjësitë Kryesore

  • Saktësia dhe korrektësia e të gjitha faturave.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin fiskal.
  • Mbajtja e evidencave të sakta për pagesat, transferet e mallrave dhe dokumentacionin financiar.
  • Kontributi në ruajtjen e një sistemi të organizuar dhe efikas të administrimit financiar.

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe t’i jepni mundësinë vetes për të ecur përpara në këtë fushë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuara mund ta dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një foto në e-mail adresën [email protected]