business

Punonjës në depo (10)


Ruaj
  • star Publikuar: 21-01-2026
  • star Skadon: 04-02-2026
Kategoritë Depo
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 10

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Punonjës në depo – 10 pozita

Departamenti: Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Bën ngarkimin/shkarkimin e mallit nga mjetet transportuese;
  • Bën vendosjen e mallit në depo në vendet e përcaktuara;
  • Bën përgatitjen e mallit sipas porosive/faturave per dalje nga depo;
  • Të gjitha përgatitjet për daljen e mallit sipas procedurave;
  • Bën kthimin e mallit përmes fatures në sektorin përkatës,pasi te vërtetohet sasia e kthyer nga tereni;
  • Bën lidhjen/paketimin e artikujve sipas aktiviteteve që përcaktohen;
  • Detyra te tjera te përcaktuara nga udhëheqësi të cilat ndërlidhen me poziten e punës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese, menaxhimit të kohës dhe etikes në punë.
  • Preferohet një (1) vit përvojë punë.

Orari i punes: I plotë

Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujten ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi profesional.

Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike, apo paraqitjes pranë selisë në adresen e lartëcekur.

[email protected] .

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 04/02/2026.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu