business

Përkthyes/e të Gjuhëve të ndryshme

  • star Publikuar: 08-09-2022
  • star Skadon: 22-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3967

KONKURS PËR PËRKTHYES/E 

N.SH.PRESTIGE SHPALL KONKURS 

Konkurs për përkthyes me punë primare (me orar të plotë);

  • Përkthyes/e-SHQIP-ANGLISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-SËRBISHT dhe anasjelltas

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Kualifikimi përvoja dhe shkathtësitë e kërkuara:

  1. Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse;
  2. Të ketë përvojë në përkthime simultane dhe konsekutive;
  3. Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak 5 vjet në përkthim;
  4. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
  7. Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë;
  8. Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve
  9. Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual;
  10. Përparësi kanë personat me 3 gjuhë, Shqip, Anglisht dhe Serbisht;

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.  Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
2.  Përkthim simulant dhe konsekutiv në takime të niveleve të ndryshme;
3.  Përkthim konsekutiv në seminare , komisione dhe takime të ndryshme etj;
4.  Përkthim administrativ duke i shtypur në kompjuter në formë të drejtë drejtshkrimore;
5.  Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të kompanisë;
8. Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme , besimeve fetare të ndryshme , kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
9. Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
10. Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);

Konkurs për përkthyes apo njohës të avancuar të gjuhëve përkatëse, me bashkëpunim (në bazë të angazhimit në projekt);

  • Përkthyes/e-SHQIP-FRËNGJISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-ITALISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-GREQISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-MAQEDONISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-RUMUNISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-BULLGARISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-DANISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-SUEDISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-ÇEKISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-SLLOVENISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-PORTUGALISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-SPANJOLLISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-HUNGARISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-RUSISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-SLLOVAKISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-HOLANDISHT  dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-POLONISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-TURQISHT dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-NORVEGJISHT  dhe anasjelltas
  • Përkthyes/e-SHQIP-FINLANDISHT dhe anasjelltas

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Kualifikimi përvoja, shkathtësitë dhe detyrat e kërkuara:

1.Personat që kanë ndjekur studimet universitare në gjuhën përkatëse (në shtetet e huaja, edhe ne drejtime të tjera universitare,  jo për studime gjuhësore);

2.Të ketë mbaruar arsimin e lartë;

3.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

4.Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;

5.Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë;

6.Nuk kërkohet posedimi i licencës si përkthyes i certifikuar në Kosovë për gjuhën përkatëse;

7.Personi i interesuar do të angazhohet për përkthim me shkrim, interpretim konskekutiv dhe simultan brenda territorit të Republikës së Kosovës sipas nevojës dhe kërkesës së kompanisë, në bazë të angazhimit me marrëveshje për projektin apo projektet e caktuara.

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën [email protected];

Konkursi mbetet i hapur nga data 09 Shtator  2022 gjerë  më 22 Shtator 2022,  për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.