
TERMAT E REFERENCËS | ||||||||||||||
Ekspert lokal për ofrimin e mbështetjes teknike dhe profesionale për Këshillin Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare në të gjitha fazat e procesit të aplikimit për riakreditim pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) | ||||||||||||||
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). | ||||||||||||||
Vendi: Prishtinë | ||||||||||||||
Raporton tek: Menaxheri i Programit | ||||||||||||||
Datë: 25 Tetor -15 Dhjetor, 2025 (15 ditë pune) | ||||||||||||||
I. Informacione të përgjithshme | ||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave. TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur. Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes: a) Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm; b) Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre; c) Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe d) Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit. | ||||||||||||||
II. Informacione rreth projektit | ||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre. Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses. Gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e sistemit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, projekti ynë ka vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Këshillit, promovimin e standardeve bashkëkohore të shërbimeve sociale, si dhe rritjen e cilësisë dhe qasjes në shërbime për grupet në nevojë, në veçanti për fëmijët dhe familjet nga komunitetet e margjinalizuara. Po ashtu, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi gjithëpërfshirës të shërbimeve sociale dhe familjare, të bazuar në standarde profesionale. Në veçanti, ai kontribuon në fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke promovuar qasje të barabartë dhe të pandërprerë në shërbime sociale cilësore, si dhe duke mbështetur përfshirjen e tyre të plotë në jetën sociale dhe institucionale. Kjo qasje synon të garantojë që shërbimet të jenë të ndjeshme ndaj nevojave specifike të këtyre komuniteteve, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke përmirësuar mirëqenien sociale për të gjithë. Objektivi i shërbimit Këshilli Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare, kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të aplikojë për ri-akreditim pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), me qëllim ri-akreditimin në sigurimin e cilësisë së moduleve trajnuese për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare. Për të realizuar këtë proces në përputhje me standardet dhe procedurat e përcaktuara nga AKK, është e nevojshme angazhimi i një eksperti të jashtëm që do të ofrojë ekspertizën e tij/saj teknike dhe përmbajtësor në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit përkatës për akreditim. Për këtë arsye, Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për ofrimin e mbështetjes teknike dhe profesionale për Këshillin Profesional në të gjitha fazat e procesit të aplikimit për riakreditim pranë AKK-së, duke përfshirë analizën e dokumentacionit ekzistues, hartimin dhe përgatitjen e materialeve të nevojshme sipas kërkesave të AKK-së, dhe përcjelljen e procesit deri në dorëzimin e aplikimit zyrtar. | ||||||||||||||
| ||||||||||||||
Funksione thelbësore të konsulencës:
| ||||||||||||||
I. Përgjegjësitë: | ||||||||||||||
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe Këshillin Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
| ||||||||||||||
II. Koha | ||||||||||||||
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës: 15 tetor – 30 nëntor 2025.
* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Këshillit Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Terre des hommes në Kosovë. | ||||||||||||||
III. Kriteret e Përzgjedhjes | ||||||||||||||
| ||||||||||||||
Si të aplikoni? Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 23 tetor deri më 5 nëntor, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për ofrimin e mbështetjes teknike dhe profesionale për Këshillin Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare në të gjitha fazat e procesit të aplikimit për riakreditim pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK)” në subjekt të email-it. Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave. Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen. |