business

Punëtor/e në Financa dhe Administratë

  • star Publikuar: 30-04-2025
  • star Skadon: 10-05-2025
Kompani Arhing
Kategoritë Financa, Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 264

Shpallje pune

Kompania: Arhing

Pozita: Financa dhe Administratë

Lokacioni: Prishtinë

Kompania Arhing ofron mundësi për të gjithë të interesuarit fushën e financave dhe administratës. Ky rol do t’ju japë mundësinë të fitoni përvojë pune në menaxhimin e financave dhe detyrave administrative dhe të kontribuoni në mbështetje të operacioneve të përditshme të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatitja dhe organizimi i faturave të hyrjes dhe daljes.
  • Mbajtja e evidencës së shpenzimeve dhe arkës ditore.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore për menaxhmentin
  • Organizimi i dokumentacionit zyrtar dhe mirëmbajtja e arkivit.
  • Përgjigjja ndaj emailave zyrtar, organizimi i takimeve dhe përditësimi i të dhënave administrative.
  • Asistim në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit për tendera publikë dhe private.
  • Të kontribojë në projekte të ndryshme dhe të ofroni mbështetje për ekipin në aktivitete të ndryshme administrative.

Kërkesat:

  • Të jetë student/e, apsolvent/e apo të ketë përfunduar studimet në Ekonomi, Administratë Biznesi, Menaxhim ose një fushë të ngjashme.
  • Aftësi të mira në përdorimin e aplikacioneve të zyrës (Microsoft Office)
  • Shkathtësi të forta organizative dhe komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ekip.

Përfitimet:

  • Mundësi për të fituar përvojë të vlefshme në një ambient profesional.
  • Mundësi për të kontribuar në operacionet e përditshme dhe për të zhvilluar aftësi të reja.
  • Ambient mbështetës që inkurajon zhvillimin profesional dhe rritjen personale.

Si të Aplikoni: Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/zcobrGXLG48LPaSZ7

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 10.05.2025. Ne do të shqyrtojmë të gjitha aplikimet dhe do të kontaktojmë kandidatët e përzgjedhur për një intervistë.