business

TERMS OF REFERENCE (ToR): Angazhimi i dy ekspertëve për zhvillimin e dy Standardeve të Profesioni


Ruaj
  • star Publikuar: 25-02-2026
  • star Skadon: 05-03-2026
Kompani SHPDK
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2


TERMS OF REFERENCE (ToR)

Për angazhimin e ekspertëve për zhvillimin e dy Standardeve të Profesionit

Aktiviteti 2.1 – Në kuadër të Result 2: Competency-based training implemented in CNC and Eco-Finishing profiles

1. Informacion i përgjithshëm

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm nëKosovë”,financuar nga Dukati i
Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev,
Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Rezultati: Implementimi i trajnimit të bazuar në kompetenca për profilet CNC dhe Eco-Finishing

Aktiviteti: 2.1 – Zhvillimi i Standardeve të Profesionit për profilet CNC dhe Eco-Finishing

Lloji i kontratës: Kontratë për shërbime profesionale (ekspert individual)

Kohëzgjatja e angazhimit: 2-3 muaj

Vendndodhja: Kosovë

2. Përshkrimi

Në kuadër të zbatimit të Result 2, projekti synon zhvillimin dhe implementimin e programeve të trajnimit të bazuara në kompetenca për dy profile prioritare:

  • Computer Numeric Control (CNC)
  • Eco-Finishing

Për të mbështetur zhvillimin e kualifikimeve dhe programeve të trajnimit sipas kërkesave të tregut të punës, është e nevojshme zhvillimi i dy Standardeve të Profesionit, në përputhje me metodologjinë dhe kërkesat e Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).

Standardi i profesionit është dokument që përshkruan funksionet, detyrat, kompetencat profesionale, rezultatet e të nxënit dhe kriteret e performancës për një profesion të caktuar, dhe shërben si bazë për zhvillimin e standardeve të kualifikimit dhe kurrikulave.

3. Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i këtij angazhimi është zhvillimi i dy Standardeve të Profesionit për profilet:

  • CNC
  • Eco-Finishing

në përputhje me kërkesat e tregut të punës, Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe metodologjinë e AKK-së.

4. Objektivat specifike

Objektivat specifike të këtij angazhimi janë:

  • Kryerja e analizës funksionale për secilin profesion
  • Përcaktimi i kompetencave profesionale
  • Identifikimi i funksioneve kryesore dhe aktiviteteteve të profesionit
  • Përcaktimi i kritereve të performancës
  • Përcaktimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve
  • Sigurimi i përputhshmërisë me nivelet përkatëse të KKK
  • Konsultimi i standardeve me përfaqësues të industrisë dhe institucioneve relevante
  • Finalizimi i Standardeve të Profesionit sipas kërkesave të AKK

5. Fusha e punës dhe detyrat

Ekspertët do të punojnë si ekip i koordinuar për të zhvilluar dy Standarde të Profesionit.

Detyrat përfshijnë:

  • Analizimin e raporteve për kërkesat e tregut të punës të sektorit përkatës
  • Kryerjen e analizës funksionale të profesionit
  • Identifikimin e funksioneve kryesore dhe aktiviteteve kryesore
  • Përcaktimin e kritereve të performancës
  • Identifikimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave përkatëse
  • Pjesëmarrjen në takime dhe konsultime me palët e interesit
  • Rishikimin dhe përmirësimin e dokumenteve bazuar në komentet e palëve relevante
  • Finalizimin e Standardeve të Profesionit

6. Struktura e ekipit dhe ndarja e ditëve të punës

6.1 Eksperti Kryesor për zhvillimin e Standardeve të Profesionit (1)

Numri i ditëve të punës: 40 ditë

  • 20 ditë për zhvillimin e Standardit të Profesionit për CNC
  • 20 ditë për zhvillimin e Standardit të Profesionit për Eco-Finishing

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheqja e procesit të zhvillimit të Standardeve të Profesionit
  • Koordinimi i punës së ekspertëve të tjerë
  • Sigurimi i përputhshmërisë me metodologjinë e AKK dhe KKK
  • Hartimi dhe konsolidimi i dokumenteve finale
  • Sigurimi i cilësisë dhe konsistencës së dokumenteve

6.2 Ekspertë Mbështetës për zhvillimin e Standardeve të Profesionit (2-3)

Numri i ditëve të punës për secilin ekspert: 20 ditë

  • 10 ditë për Standardin e Profesionit për CNC
  • 10 ditë për Standardin e Profesionit për Eco-Finishing

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ofrimi i ekspertizës teknike sektoriale
  • Mbështetja në analizën funksionale
  • Kontributi në identifikimin e kompetencave profesionale
  • Rishikimi dhe validimi teknik i dokumenteve
  • Pjesëmarrja në konsultime me industrinë dhe palët relevante

7. Metodologjia e punës

Zhvillimi i Standardeve të Profesionit do të bazohet në:

  • Metodologjinë zyrtare për zhvillimin e Standardeve të Profesionit të AKK
  • Qasjen e bazuar në kompetenca
  • Analizën funksionale të profesionit
  • Konsultimin me përfaqësues të industrisë dhe institucioneve relevante
  • Harmonizimin me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve

8. Rezultatet e pritshme

Ekspertët do të dorëzojnë:

  1. Draft Standardin e Profesionit për CNC,
  2. Draft Standardin e Profesionit për Eco-Finishing
  3. Raport të shkurtër të procesit të konsultimit me palët e interesit
  4. Versionin final të dy Standardeve të Profesionit, duke përfshirë përshkrimin e detajuar të qëllimit, funksioneve, aktiviteteve, njohurive, shkathtësive dhe kërkesat tjera në përputhje me kërkesat e modelit kombëtar të AKK-së.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në format elektronik (Word dhe PDF).

9. Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar

Eksperti Kryesor

  • Diplomë universitare/Master në fushat relevante (inxhinieri, teknologji ose fushë e ngjajshme).
  • Minimum 10 vite përvojë relevante profesionale, në sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, duke përfshirë role të lidhura me informatat e tregut të punës, standardeve të profesionit dhe zhvillimin e kurrikulave.
  • Së paku 7 vite përvojë në zhvillimin e Standardeve të Profesionit, standardeve të kualifikimit ose kurrikulave të bazuara në kompetenca.
  • Dëshmi të kontributit në zhvillimin e standardeve të profesionit në nivel kombëtar dhe/ose sektorial, për fushat e makinerisë dhe përpunimit të drurit.
  • Njohuri të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe sistemit të AAP në Kosovë.
  • Njohuri mbi proceset e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), me aftësi për të integruar standardet e profesionit të zhvilluara në Kornizën Kombëtare të kualifikimit.
  • Aftësi të forta ndërpersonale, bashkëpunuese dhe facilituese për të punuar në mënyrë efektive me palë të ndryshme të interesit.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, në shkrim dhe komunikim.

Ekspertët mbështetës

  • Diplomë universitare/master
  • Njohja e sektorëve të identifikuar nga aktiviteti përkatës përbën përparësi
  • Së paku 5 vite përvojë në zhvillimin e Standardeve të Profesionit, standardeve të kualifikimit ose kurrikulave të bazuara në kompetenca,
  • Përvojë në zhvillimin e dokumenteve profesionale ose teknike në fushën e AAP

10. Raportimi

Ekspertët do të raportojnë te mbikëqyrësi kryesor i projektit te SHPDK

Të gjitha dokumentet do të dorëzohen për shqyrtim dhe miratim nga projekti dhe institucionet relevante.

11. Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojn :

  • CV të detajuar
  • Letër motivimi
  • Referenca profesionale
  • Dëshmi të kontributit në zhvillimin e standardeve të profesionit

Subject: Shprehje Interesi per Ekspert Kryesor ose Ekspert Mbështetës

Afati për aplikim: 5 Mars,2026
Email: [email protected]