business

Projekt Koordinator/e

  • star Publikuar: 30-06-2023
  • star Skadon: 16-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 10605

Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs:

Pozita: Projekt Koordinator/e (1 pozitë)

Vendi i punës: QenderRinore-Mitrovicë e Jugut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Udhëheq dhe menaxhon me resurset humane të Projektit.
  • Organizon, menaxhon dhe monitoron aktivitet e Projektit duke siguruar efikasitet në punë si dhe në përputhje me politikat e organizatës.
  • Harton planifikimin financiar (buxhetin) ne koordinim me departamentin e financave.
  • Është përgjegjëspër realizimin e planit vjetor të punës,në bashkëpunim me stafin përgjegjës.
  • Aplikon për fonde,grante, EU, Ministri, Donatorë etj.
  • Është përgjegjës për bashkëpunim me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Është përgjegjës në angazhimine mikëpritjës kur ka të bëjë me vizita, qoftë nga Donatorët apo vizitor tjerë (si psh: Ambasada, pjesëtarëtë KFOR-it etj).
  • Kujdeset mbi promovimin, marketingun e punës në OJQ, me qëllim të njoftimit të publikut lidhur me aktivitetet e qendrës.
  • Prezanton dhe siguron implementimin e aktiviteteve dhe strategjive afatmesmedhe afatgjate.
  • Detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare /Shkenca Sociale(ose të ngjajshme):
  • Përvoja e punës relevanteështë përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, gjuha gjermane është përparësi.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patent Shoferi;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto, letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmisë nuk është nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 16.07.2023.

Aplikacionet mund t’i dorëzonipersonalisht në rrugën “Andrea Alleshi”

- te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected].