business

Zyrtar inspektimi

  • star Publikuar: 29-09-2022
  • star Skadon: 13-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3465

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Informim dhe Privatësi shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKONI KETU

Emri i grupit Specialistë Ligjor

Institucioni Agjencia për Informim dhe Privatësi

Nr. i Referencës RN00009910

Kodi RPC0003627

Data e njoftimit 08.09.2022

Afati për aplikim 29.09.2022 - 13.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • I.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Zyrtari për shqyrtim të ankesave kryen detyra për të cilave nevojiten njohuri të plota të një fushën e qasjes në dokumente publike.
  • Përmbushja e detyrave nga ana e Zyrtari për shqyrtim të ankesave realizohet duke ndjekur udhëzimetdhe praktikën institucionale;
  • Gjatë punës nga ana e zyrtarit për shqyrtim të ankesave kërkohet që të zhvillohet një analizë e kujdesshme e informacionit faktik;
  • Zyrtari për shqyrtim të ankesave mund të përshtatë procedurat, teknikat, mjetet materiale dhe /ose pajisjet me nevojat e fushës së veprimtarisë dhe mund të kryejë punë të cilat nuk janë rutinë por gjithmonë brenda fushës përkatëse të përgjegjësisë.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë universitare në fushën e drejtësisë apo administratë publike, shkenca shoqërore, gazetari, me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në drejtësi apo administratë publike.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale të qasjes në dokumente publike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitikedhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitës Klasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata /Vendi i punës
RPC0002804RN00009053Zyrtar inspektimiProfesional 27Agjencia për Informim dhe PrivatësiDepartamenti për Qasje në Dokumente Publike / Divizioni per Shqyrtim te Ankesave per Qasje ne Dokumente Publike

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

nuk ka

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

nuk ka

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKONI KETU