business

Menaxher/e i/e Zyres

  • star Publikuar: 13-03-2024
  • star Skadon: 22-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1127

Beta Pharm sh.p.k është një kompani familjare me qendër në Prishtinë, e cila operon në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania specializohet në përfaqësimin dhe distribuimin e markave të njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve për shëndetin personal dhe pajisjeve mjekësore. Beta Pharm operon me një staf të përbërë nga 10 persona, duke pas barnatorët si kanal kryesor të shitjes.


Ne po kërkojmë një Menaxher/e i/e Zyres për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbikëqyrur detyrat administrative dhe operacionale thelbësore për funksionimin normal të biznesit. Kandidati/ja ideal/e do të zotërojë aftësi të forta organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer shumë detyra në mënyrë efektive në një mjedis dinamik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinon operacionet e zyrës dhe detyrat administrative për të siguruar efikasitet dhe pajtueshmëri me politikat e kompanisë.
  • Pranon dhe regjistron faturat e jashtme duke përdorur programin e kontabilitetit RIIKONT.
  • Mbikëqyr aktivitetet e shitjeve, duke përfshirë gjenerimin e raporteve të shitjeve dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës (KPI) siç janë shitjet për brand/produktin dhe vizitat e klientëve.
  • Menaxhon stokun dhe inventarin, duke përfshirë ngarkimin e mallrave për agjentët e shitjes dhe përditësimin e niveleve të stokut në programin e kontabilitetit.
  • Asiston në procesin e importit duke mbajtur kontaktin me prodhuesit dhe duke koordinuar me transportuesit e mallrave për liferimin në kohë të produkteve. Siguron në regjistrim të saktë të importit dhe shpenzimeve të lidhura me importin ne akordim me Zyren e Kontabilitetit.
  • Bashkëpunon me menaxhmentin për të krijuar parashikime tremujore për importet.
  • Ndihmon me rekrutimin dhe detyrat e burimeve njerëzore, duke përfshirë, publikimin e shpalljeve, shqyrtimin e aplikacioneve, caktimin e intervistave dhe përgatitjen e kontratave të punës në bashkëpunim me zyrën ligjore.
  • Siguron mbikëqyrje për operacionet logjistike, duke përfshirë koordinimin e mirëmbajtjes së automjeteve, shpenzimeve dhe adresimin e çdo shqetësimi logjistik nga ekipi i shitjes.


Kualifikimet:

  • Preferohet diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonimi, Juridik apo relevante.
  • Së paku një (1) vit përvojë e mëparshme në menaxhimin e zyrës, administrimin ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi në përdorimin e programit RIIKONT ose programeve të ngjashme të kontabilitetit.
  • Trajnime profesionale në fushën e kontabilitetit janë përparësi.
  • Njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe programit EXCEL.
  • Të posedojë Patent Shofer – Kategoria B
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të detyrave të ndryshme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese në një mjedis ekipor.

Si të Aplikoni

BetaPharm sh.p.k është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] Afati i aplikimit është deri me datën 22 Mars 2024 ora 17:00.