business

Punëtor Rinor/e

  • star Publikuar: 22-12-2023
  • star Skadon: 05-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1288

Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs të brendshëm:

Pozita: Punëtor Rinor/e (1 pozitë)

Vendi i punës: Qender Rinore-Mitrovicë e Jugut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Të bëjë planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve përkatëse, relevante në përputhshmëri të plotë me konceptin e Qendrës rinore.
  • Të monitoroj dhe përcjell aktivitete përcjellese të zhvilluara në mënyrë të organizuar apo spontane nga stafi apo të rinjtë e Qendrës Rinore.
  • Te mirëpres të rinjtë në hapsirat e qendrës rinore në vecanti në hapsirat e “Low Level Access”. Të asistoj të rinjtë si dhe të kujdeset për mbajtjën e rendit dhe qetësisë.
  • Të raportoj në mënyrë të saktë mbi zhvillimet dhe ecuritë e aktiviteteve përkatëse në baza javore projekt kordinatorit të qendrës rinore.
  • Të respektoj dhe zbatoj direktivat nga menaxhmenti i Diakonie Kosoves konfor përgjegjësive dhe filozofisë së organizatës.
  • Toleranca: Të respektoj dhe kujdeset për secilin nxënës/kandidat pa marrë parasysh racën, besimin fetar apo gjinin.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare / Pune Sociale & Psikologji (ose të ngjajshme);
  • Përvoja e punës relevante është përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative ndërsa gjuha gjermane është përparësi ;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Patent Shoferi ( është përparësi)
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto, letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi së nuk është nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 05.01.2024.

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në rrugën “Andrea Alleshi” - te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected] apo [email protected]