PREMIUM +
business

Operator/e në CNC, Praktikant/e në Prodhimin e Materialeve Reklamuese


Ruaj
  • star Publikuar: 28-04-2026
  • star Skadon: 28-05-2026
Kategoritë Praktikë, Të tjera
Vendi i punës Prishtinë

KONKURS PUNE

Kompania GRAFX STUDIO shpall konkurs të punës për këto pozita:

1. Operator/e në CNC

2. Praktikant/e në Prodhimin e Materialeve Reklamuese

Përshkrimi i pozitës Operator/e në CNC:
Operatori/ja CNC do të jetë përgjegjës/e për operimin dhe menaxhimin e makinerive CNC për prerje, gdhendje dhe përpunim të materialeve të ndryshme që përdoren në industrinë e reklamave, si: akrilik, forex, dibond, PVC, alumin, dru dhe materiale të tjera reklamuese.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Operimi i makinerive CNC sipas specifikimeve teknike dhe projekteve të përgatitura
  • Përgatitja, programimi bazik dhe monitorimi i proceseve të prerjes/gdhendjes
  • Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike dhe dizajneve për prodhim
  • Kontrolli i cilësisë së produkteve të përfunduara
  • Mirëmbajtja bazike dhe kujdesi për pajisjet e punës
  • Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe prodhimit për realizimin e projekteve
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave operative

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në operim të makinerive CNC (përparësi)
  • Njohuri mbi materialet që përdoren në reklamim dhe prodhim
  • Aftësi për lexim të vizatimeve teknike
  • Njohuri bazike në programe si AutoCAD, CorelDraw ose programe të ngjashme (avantazh)
  • Përgjegjësi, saktësi dhe përkushtim në punë
  • Aftësi për punë individuale dhe ekipore

Përshkrimi i pozitës Praktikant/e në Prodhimin e Materialeve Reklamuese:

Praktikanti/ja do të ketë mundësinë të zhvillojë aftësi praktike dhe profesionale në fushën e prodhimit dhe përpunimit të materialeve reklamuese, duke punuar dhe mësuar pranë një ekipi profesional.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistim në përgatitjen dhe prodhimin e materialeve reklamuese
  • Mbështetje në proceset e prerjes, montimit dhe finalizimit të produkteve
  • Ndihmë në përpunimin e materialeve si akrilik, PVC, forex dhe materiale tjera promocionale
  • Mësimi i proceseve të punës me pajisje dhe teknologji prodhuese
  • Mbështetje për ekipin në realizimin e projekteve ditore
  • Kujdes për organizimin e hapësirës së punës dhe materialeve

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të interesuar për të mësuar dhe zhvilluar karrierë në fushën e reklamave/prodhimit
  • Përparësi kanë kandidatët me njohuri bazike në dizajn grafik ose punë teknike
  • Motivim, përkushtim dhe gatishmëri për të mësuar
  • Aftësi për punë në ekip dhe qasje profesionale
  • Nuk kërkohet përvojë paraprake (përparësi për kandidatët me interes në këtë fushë)

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Trajnim dhe zhvillim profesional
  • Pagë konkurruese (për pozitën CNC) dhe mundësi avancimi
  • Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës për kandidatët e suksesshëm.

Orari i punës: E Hënë - E Premte, Prej orës 08:00 - 17:00

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail: [email protected]

Ose na kontaktoni në njërin nga këta numra: +383 44 490 580, +383 44 986 055.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 28 Prill 2026 deri më 28 Maj 2026.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu