business

FTESË PËR OFERTË: Angazhimi i një Agjencie për rekrutimin dhe menaxhimin e përfaqësuesve/stafit për fushatat (F2F)

  • star Publikuar: 02-12-2025
  • star Skadon: 05-01-2026
Kategoritë Burime Njerëzore, Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë

FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për angazhimin e një Agjencie për rekrutimin dhe menaxhimin e përfaqësuesve/stafit për fushatat (F2F)

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë të gjithë Ofertuesve të specializuar për rekrutimin dhe menaxhimin e përfaqësuesve/stafit për fushatat (F2F)

T.O.R. kliko KËTU

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko (zarf) 2 kopje të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “Oferta për Agjenci për rekrutimin dhe menaxhimin e përfaqësuesve/ stafit për fushatat (F2F)”

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 05.01.2026 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velania “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00