business

Jurist

  • star Publikuar: 10-08-2023
  • star Skadon: 19-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Alma Sh.p.k.
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1774

KONKURS PËR PUNË

Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.

POZITA E PUNËS:

  • JURIST

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, inspektorate dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë, duke paraqitur padi, përgjigje në padi, ankesa, propozime për përmbarim, prapësime, përgjigje në prapësime, kundërshtime, kallëxime penale, e tjera;
  • Përgatitë kontrata komerciale dhe kontrata të tjera në lidhje me afarizmin e kompanisë;
  • Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e tjera;
  • Përgatitë akte të brendshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
  • Kryen edhe punë tjera profesionale në përputhje me vendin e punës me urdhër të personit përgjegjës sipas nevojës aktuale të paraqitur.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Diplomë universitare në Juridik;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Patent shofer kategoria B, e domosdoshme;
  • Përvojë pune së paku tre (3) vite.

Aplikimi bëhet online duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]

Në subjekt të shenohet pozita që aplikoni.

Data e publikimit: 10.08.2023

Data e mbylljes së publikimit: 19.08.2023