business

Ftesë për Ritender: “Furnizim dhe instalim me pajisje të teknologjisë infotmative (IT) për nevoja të Qendrave të Mjekësive Familjare dhe Institutit Kombetarë të Shenndetit Publik në Kosovë”

  • star Publikuar: 14-01-2025
  • star Skadon: 04-02-2025
Kompani AQH Project
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 165

Ftesë për Ritender

14.01.2025

Referencë: ITT/AQH/2024/006

Instituti Zviceran për Shëndetin Publik SWISS TPH - Zyra në Kosovë

Projekti: Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH)

Instituti Zviceran i Shëndetit Publik (SWISS/TPH), përmes zyrës në Kosovë, po zbaton projektin "Accessible Quality Health Care" (AQH) për të përmirësuar shëndetin e popullatës në Kosovë përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, furnizime, mësimdhënie dhe trajnime.

Projekti i Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH) në Kosovë fton kompanitë e kualifikuara që të dorëzojnë oferta për shërbimet e mëposhtme:

“Furnizim dhe instalim me pajisje të teknologjisë infotmative (IT) për nevoja të Qendrave të Mjekësive Familjare dhe Institutit Kombetarë të Shenndetit Publik në Kosovë”.

Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentet e tenderit çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në 16:30, duke kontaktuar zyrën e Projektit AQH në Kosovë përmes emailit në: [email protected] .

Së bashku me kërkesë, kompanitë duhet të japin të dhënat e tyre, si emrin e kompanisë dhe numrin unik identifikues. Afati i fundit për operatorët ekonomik për të kërkuar dosjen e tenderit është data 03.02.2025 ora 16:30

Me marrjen e kërkesës, dokumentacioni do t'u dërgohet kompanive në formë elektronike përmes emailit.

Njoftim për takim informues: Kompanitë e ineteresuara mundë të marrin pjesë në një takim informues lidhur me dokumentacionin e tenderit,në zyre të AQH Projektit me 21.01.2025 nga ora 14:00-14:30

Afati i dorëzimit të ofertave:
Data: 04 shkurt 2025, deri në orën 11:00 (koha lokale)
Adresa: Rr. Tiranë, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, Banesat Nr 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Udhëzimet e dorëzimit: Ofertat duhet të dorëzohen në kopje të shtypur (një origjinal dhe një kopje, plus një disk USB ose CD) në një zarf të mbyllur në Zyrën e Projektit AQH.

Për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Projektit AQH në: [email protected]