business

Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm

  • star Publikuar: 14-10-2024
  • star Skadon: 10-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 687

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për

pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i Shërbimit të Jashtëm

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.2

Nr. i kërkuar: 2

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 11/10/2024

Afati për aplikim: 12/10/2024 - 10/11/2024

Institucioni: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Departamenti: Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Divizioni

Vendi i punës: MPJD

Nr. i Referencës: RN00015439

Kodi: RPC0008978

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
  • Mbron interesat e shtetit të Kosovës, shtetasvesi dhe personave juridik të Republikës së Kosovës në shtetin ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij;
  • Është përgjegjës për ruajtjen e rregullave për informacionin e klasifikuar edhe pas largimitnga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe siguron ruajtjen e të dhënave dhe informatave që i janë besuar;
  • Siguron neutralitetin e plotë ne çfarëdo formetë aktivitetit të mundshëm politiknë parti, organizatë apo shoqatë politike në kohën sa zgjatë shërbimi diplomatik përkatësisht përfaqësimi në kuadër të shërbimit të jashtëm;
  • Është përgjegjës për të manifestuar sjellje e qëndrim moral e profesional të denjë;
  • Është përgjegjës që në asnjë formë, të hapur apo të mbyllur në aktivitet zyrtar apo formë tjetër të kontaktit diplomatik gjatë shërbimit të mos bëj deklarata apo të mos shfaqë bindje që janë të ndryshmeme qëndrimin zyrtar të formuluar përmes akteve të institucioneve demokratike e kushtetuese të Republikës së Kosovës për politikën e jashtme
  • Të respektojë ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar dhe të mos përfshihet në veprimtari, të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteveku zhvillon veprimtarinë;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) Shkenca Politike, Juridik, Marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studimeevropiane, Ekonomi, Juridikdhe Diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore) Administratë Publike

Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhës turke në nivelin C1 apo C2 (e obliguar).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dokumente që dëshmojnë njohjen e gjuhës turke në nivelin C1 apo C2. Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendorose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 25/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

-Njohja e gjuhës turke në nivelin C1 apo C2 (e obliguar).

Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendorose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen