business

Specialist i Financave

  • star Publikuar: 24-01-2024
  • star Skadon: 07-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1503

Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligji Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) publikon:

Shpallje

për

një (1) Specialist i Financave

24/01/2024

Numri i referencës: 03/2024

Informacion i përgjithshëm

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrim i përgjegjësive të punës

Specialisti i Financave do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Të ekzekutojë të gjitha detyrat e nevojshme në lidhje me planifikimet, disbursimet, pagesat, kontabilitetin, kontrollin financiar dhe raportimin financiar nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Financave dhe Administratës në FKGK;
  • Të sigurojë ruajtjen e mjedisit të besueshëm dhe efektiv të kontrollit të brendshëm brenda FKGK-së, për çështje që lidhen me shpenzime dhe në përputhje me Politikën e Menaxhimit Financiar brenda FKGK-së;
  • Të kontribuojë në procesin e planifikimit dhe buxhetimit të aktiviteteve të përgjithshme, si dhe të përpilojë projeksione dhe analiza përkatëse financiare;
  • Të sigurojë që sistemet e kontabilitetit dhe regjistrat të mirëmbahen me rregull, të sakta dhe të përditësuara;
  • Të regjistrojë mirëfilli të gjitha dokumentet financiare të shpenzimeve si: kopje të kontratave, pro-faturat, faturat, dokumentet e pranimit dhe aprovimit, evidenca të tjera përcjellëse, listën e produkteve të dorëzuara/pranuara, si dhe raportet për të gjitha shpenzimet;
  • Të mbështesë proceset e përmbylljes së raportimeve financiare mujore dhe vjetore;
  • Të shqyrtojë aspektin financiar të dokumenteve të tenderit; të ofrojë me kohë informacione dhe të dhëna për përgatitjen e kushteve të pagesës në kontrata; të sigurojë përputhshmëri me buxhetin e projektit;
  • Të kontribuojë aktivisht në përmirësimin e gjenerimit të të dhënave nga sistemi kontabël;
  • Të zhvillojë njohuri të thelluar të produkteve dhe proceseve organizative;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës nga menaxheri.


Kualifikimet

Specialisti i Financave duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë diplomë Bachelor në financa, kontabilitet ose ekonomi biznesi. Preferohen certifikatat nga fushat përkatëse;
  • Të ketë minimumi tre (3) vjet përvojë profesionale në kontabilitet; Pozitë në menaxhim financiar në një kompani auditimi ose sektor bankar ( kompani vendore apo kompani të njohur ndërkombëtare);
  • Të ketë përvojë të punës në kontabilitet dhe raportim financiar sipas SNRF (është e detyrueshme);
  • Preferohet përvoja e punës me menaxhim të kontratave;
  • Përvojë pune në aplikacione kompjuterike dhe përdorimi i programeve softuerike është e detyrueshme. Preferohen njohuri pune me Microsoft Navision (NAV);
  • Shkathtësitë në gjuhën angleze janë të obligueshme;


Afati dhe kohëzgjatja

Specialistit për Financa do t'i ofrohet kontratë një (1) vjeçare dhe do të jetë i vendosur në zyren e FKGK-së në Prishtinë. Kontrata do të vazhdohet bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diploma,
  • Certifikime apo trajnime përkatëse;
  • Kontaktet e referencës nga ish punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes emailit:

[email protected] dhe në titullin/subjektin e emailit duhet të shkruhet:

"Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datë 07.02.2024 ora 16.30.

Shënim

  • Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.