Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Kontrollim dhe Parandalim të Mashtrimeve Kreditore, (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për kontrollimin dhe parandalimin e mashtrimeve kreditore në nivel të Bankës;
- Përgjegjës për ngritjen e vetëdijesimit të stafit të Bankës mbi mashtrimet e mundshme kreditore;
- Përgjegjës për raportimin e kontrollimeve kreditore në Bankë dhe të gjitha aktiviteteve te dyshimta qe kane te bëjnë me kreditimin;
- Kontribuon në hartimin e politikave dhe procedurave dhe dokumente tjera relevante për Kontrollimin dhe Parandalimin e Mashtrimeve Kreditore;
- Kontrollon dosje kreditore nga faza e aplikimit deri tek disbursimi. Rishikon dosjet kreditore dhe verifikon propozimet kreditore përfshirë kontrollin fizik të dosjeve në degë apo kontrollë nga zyra qendrore “desk review” përmes LM;
- Kontrollon portofolin kreditor, vonesat dhe indikatorët tjerë të rrezikut kreditor;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e listës së zezë për kreditë;
- Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në fushën e ekonomisë, administrim të biznesit, sisteme të informacionit apo fusha tjera relevante;
- Mbi 2 vite përvojë pune në fushën e kontrollit kreditor dhe/apo përvojë bankare;
- Të ketë njohuri te përgjithshme mbi riskun operacional dhe risqet tjera ndaj të cilave ekspozohet Banka;
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter;
- Aftësi analitike dhe organizative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 09 Dhjetor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.