Kompani
Alma Sh.p.k.
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë, Gjakovë
Shikime
703
K O N K U R S
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.
- Pozita e punës: Merchandiser/e – dy (2) vende pune
- Lokacioni i kryerjes së punës: Prishtinë një (1) vend pune dhe Gjakovë një (1) vend pune.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruatjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmerinë e produkteve në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve brenda pikave të shitjes të caktuara sipas planit;
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve të caktura;
- Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve të produkteve;
- Implementon rregullin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti);
- Bashkpunonë ngusht me menaxherin mbikqyrës për punën që kryen dhe për organizimin sa më të mirë të punës;
- Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikqyrës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
- E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimit;
- Të ketë aftësi të punoj në ekip dhe i pavarur;
- Të ketë aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe të punën nën presion;
- Të posedoj aftësi të mira ndërpersonale;
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected]
Konkursi do të jetë i hapur nga data 05.04.2024 deri më 14.04.2024.