Pozicioni: Teknik makinerie
Përmbledhje e Pozicionit:
Mbikëqyr, mirëmban dhe optimizon funksionimin mekanik të linjës së prodhimit në fabrikë, pajisjeve ndihmëse dhe linjës së sitjes/transportit për të siguruar prodhim të qëndrueshëm, cilësi dhe siguri.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Inspektim ditor i furrës së fabrikës, ventilatorëve, filtrave të pluhurit, transportuesve apo pjesëve të tjera përbërëse të fabrikës.
- Mirëmbajtje parandaluese, lubrifikim, shtrëngim, rregullim tensioni, kontroll loje/koaksialiteti, zëvendësim pjesësh të konsumueshme.
- Bashkëpunim me inxhinjerët e turnit për stabilitet të fabrikës në terma të temperaturës, presionit, rrotullimeve etj.
- Koordinim me elektricist/instrumentist për sinjalet e sensorëve (temperaturë, presion, vibrim), interlock-et dhe alarmet.
- Ndihmë në ndërrimin/riparimin e veshjes refraktare (kur kërkohet) dhe shtrirjen e unazave/supoporteve të furrës.
- Ndjekje rigoroze e direktivave të inxhinjerit të turnit dhe Drejtorit të Fabrikës.
- Disponibilitet për punë me turne.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës profesionale në mekanikë ose profile të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në operimin e makinerive në ambiente prodhimi është avantazh.
- Njohuri bazë mbi funksionimin mekanik të pajisjeve industriale.
- Aftësi për të punuar në turne dhe në mjedise dinamike.
- Përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj standardeve të sigurisë dhe cilësisë
Apliko shpejtë përmes sistemit!