business

Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve mjekësore (3)

  • star Publikuar: 15-05-2025
  • star Skadon: 30-05-2025
Kompani INNOLAB
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 118

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS: INNOLAB

Titulli i vendit të punës: Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve mjekësore

Vende të lira të punës : 3

Lokacioni: Fushë Kosovë

Detyrat kryesore të punës të : Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve mjekësore / (Kimist / Farmacist / Teknik Dentar)

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve me klientët.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët.
  • Përcaktimi i objektivave të shitjes dhe arritja e tyre.
  • Raportimi mbi progresin dhe analizimi i tregut.
  • Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike, stomatologjike, mjekësore për klientët.
  • Këshillimi i klientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi përdorimin e produkteve.
  • Demonstrimi i avantazheve të produkteve për të rritur shitjet dhe besueshmërinë e markës.

Kualifikimet dhe Kërkesat të : Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve mjekësore / (Kimist / Farmacist / Teknik Dentar)

  • Të përfunduar studimet në njërën nga fushat si: Shkencat Teknike Mjekësore, Stomatologji, Farmaci, Teknik Dentar.
  • Njohuri shumë të mira të produkteve stomatologjike dhe rrjetit të klinikave dentare.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin stomatologji, farmaceutik dhe mjekësor.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
  • Patentë shoferi dhe fleksibilitet për të udhëtuar.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shpjegimi
  • Njohuri mbi produktet mjekësore dhe përbërjen e tyre.

Ne ofrojmë:

  • Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
  • Pagë bazë + bonuse motivuese në bazë të performancës
  • Ambient pune profesional dhe mundësi rritjeje në karrierë

Të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë duke dërguar CV-në:
[email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 15.05.2025-30.05.2025