KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këto pozita:
Titulli i pozitës: Realizues i Ligjëratave Digjitale (Digital Lecture Producer)
I. ROLI
Kolegji kërkon një kandidat entuziast dhe të aftë në teknologji, i cili do të jetë përgjegjës për realizimin teknik të ligjëratave digjitale, përmes një set-up-i modern të pajisjeve të tipit “podcast studio”. Pozita përfshin regjistrimin, përgatitjen digjitale të ligjëratave dhe montimin e tyre, duke përfshirë integrimin e grafikave, titujve dhe elementeve vizuale mbështetëse.
II. Detyrat kryesore
- Operimi i pajisjeve të studio-s digjitale (kamera, mikrofon, ndriçim, mikser video/audio).
- Realizimi i ligjëratave në format live ose të regjistruar, me paraqitjen e profesorit dhe elementeve vizuale shoqëruese.
- Vendosja e grafikave, titujve, pjesëve të prezantimit dhe elementeve të tjera të dizajnit gjatë realizimit.
- Montimi bazë dhe finalizimi i materialeve të regjistruara.
- Menaxhimi i arkivit digjital të ligjëratave.
- Bashkëpunimi me stafin akademik për përgatitjen e përmbajtjes para regjistrimit.
- Mirembajtja teknike e pajisjeve dhe kujdesi për funksionimin optimal të set-up-it.
- Pjesëmarrja në trajnimet e brendshme për përdorimin e teknologjisë së re.
III. Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet të ketë njohuri paraprake në:
- video-montazh (p.sh. Adobe Premiere, DaVinci Resolve ose programe të ngjashme),
- dizajn grafik,
- operim të kamerave dhe ndriçimit.
- Të ketë interes dhe aftësi për të mësuar teknologji të reja (kandidati trajnohet shpejt për set-up-in ekzistues).
- Të ketë aftësi themelore teknike në përdorimin e pajisjeve audio-video.
- Aftësi të mira organizative dhe përqendrim në detaje.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me staf akademik dhe teknik.
IV. Kualifikime të preferuara (jo të detyrueshme):
- Përvojë në prodhim të përmbajtjes digjitale, podcast-e, video edukative ose media.
- Eksperiencë në punë me studio të vogla apo projekte kreative.
Titulli i pozitës: Redaktor/e i/e Përmbajtjes së Ligjëratave Digjitale
I. ROLI
Pozita e Redaktorit të Përmbajtjes së Ligjëratave Digjitale ka rol kyç në procesin e përgatitjes, strukturimit dhe finalizimit të materialeve edukative që digjitalizohen. Personi në këtë rol do të punojë ngushtë me stafin akademik dhe ekipin teknik, duke siguruar që përmbajtja e ligjëratave të jetë profesionale, e qartë, e strukturuar dhe vizualisht koherente me standardet e Kolegjit.
II. Qëllimi i rolit
Të mbështesë procesin e prodhimit të ligjëratave digjitale përmes:
- redaktimit të përmbajtjes akademike për digjitalizim,
- strukturimit të njësive mësimore,
- trajnimit të profesorëve për paraqitjen para kamerës,
- bashkëpunimit në krijimin e elementeve vizuale,
- dhe mbikëqyrjes së cilësisë së produktit final digjital.
III. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Rishikimi, redaktimi dhe përshtatja e përmbajtjes së njësive mësimore që do të digjitalizohen.
- Ndarja e përmbajtjes në pjesë logjike, tema ose module të qarta për transmetim digjital.
- Sugjerimi dhe vendosja e titujve për secilën pjesë të ligjëratës.
- Sigurimi që përmbajtja të përputhet me standardet akademike dhe pedagogjike të Kolegjit.
- Trajnimi i profesorëve për paraqitje para kamerës (intonacioni, qartësia, prezantimi, komunikimi vizual).
- Këshillimi i stafit akademik për mënyrën më efektive të komunikimit të përmbajtjes gjatë realizimit.
- Ndihma në përgatitjen e skenarëve bazikë të ligjëratës, rrjedhës së temave dhe pikave kyçe.
- Konceptimi dhe koordinimi i grafikave shoqëruese të ligjëratave (tituj, tabela, shpjegime vizuale, elemente ndihmëse).
- Propozimi ose mbikëqyrja e prodhimit të videove shtesë që ndihmojnë shpjegimin e lëndës.
- Sigurimi që të gjitha materialet vizuale të jenë në harmoni me përmbajtjen akademike.
- Ndërhyrja me sugjerime të menjëhershme gjatë realizimit, kur është e nevojshme.
- Bashkëpunimi me realizuesin teknik (video operatorin) për sinkronizimin e përmbajtjes me elementet vizuale.
- Verifikimi i materialit të montuar dhe miratimi i versionit final për publikim.
IV. Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë e dëshmuar në redaktim të përmbajtjes (në media, edukim, produksion TV, ose fusha të ngjashme).
- Përvojë në fushën e medias, veçanërisht në realizimin e emisioneve live ose të regjistruara.
- Aftësi në përgatitjen dhe koordinimin e përmbajtjes deri në finalizim.
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim, redaktim dhe organizim të përmbajtjes.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me profesionistë të fushave të ndryshme.
Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri, (Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 26.11.2025 deri me 10.12.2025