Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
717
Shield Recruitment & HR kërkon Shef i Panaterisë (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për përgatitjen e llojeve të ndryshme të brumërave;
- Gatuan, përgatit dhe dekoron brumrat / bukët në mënyrë dekorative dhe tërheqëse për mysafirët e hotelit, me rastin e shërbimit të mëngjesit, drekës apo darkës në restorante apo shërbimit në dhomë;
- Gatuan dhe përgatit brumrat / bukën sipas cilësisë së lartë në restorant me rastin e organizimit të dasmave, banketeve dhe rasteve të tjera familjare;
- Gatuan, përgatit dhe kujdeset për shërbimin e brumërave / bukës duke respektuar standardet ndërkombëtare;
- Kujdeset që të përdoren metodat e duhura të gatimit të brumërave, duke siguruar që proteinat dhe vitaminat e ushqimit të mos humbin për shkak të pjekjes në temperatura të larta;
- Kujdeset dhe siguron që zonat e gatimit të ushqimit në kuzhinë të jenë në gjendje të pastër;
- Të ketë guxim dhe pavarësi që të përgatit, zhvillojë dhe shërbejë recetat dhe menytë e reja si dhe të eksperimentojë me lloje të ndryshme të stileve të gatimit;
Kualifikimet;
- Përgatitje profesionale në fushën e gastronomisë;
- Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune si kuzhinier në hotele me 4 ose 5 yje;
- Certifikata për kualifikim profesional si kuzhinier;
- Njohuri shumë të mira profesionale e praktike të punës në kuzhinë;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze;
- Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë me të cilat ngarkohet;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29 Shkurt 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.